Në fokusin e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike, Mesdheu është ndër rajonet më të prekura prej ndryshimeve të klimës. Tashmë, fakte të ndryshimeve klimatike janë evidente edhe për Shqipërinë ku veçohet kalimi i ashpër nga stina në stinë.
Jo shumë larg, por vetëm në dekadën e ardhshme, Shqipëria pritet të pësojë pakësim të reshjeve vjetore, me të paktën 7% deri në 2030.
Sipas studimeve të ndryshme, edhe temperaturat e Shqipërisë së vitit 2030, do të ndryshojnë, ndryshim ky brenda tablosë mesdhetare ku temperatura vjetore do të rritet mesatarisht 1°C në zonat bregdetare, por një rritje më e madhe, pritet për zonat malore, zona të cilat janë historikisht edhe më të ftohtat e klimës shqiptare.
Në kushtet e një klime të ndryshuar nevojiten politikat më të mira të përshtatjes graduale me sfidat klimatike globale të së ardhmes.
Adresimi nga Bashkimi Evropian
Pak vite pas shpëtimit të Euros, duket se kësaj rradhe energjitë e Brukselit dhe liderëve të BE-së do të fokusohen te shpëtimi i planetit.
Adresimi i ndryshimeve klimaterike është një nga çështjet kryesore të axhendës së diskutimeve të udhëheqësve të BE, të cilët do të takohen ditën e enjte për të diskutuar planet e ardhshme 5 vjeçare për unionin dhe prioritetet e politikës së Bashkimit Evropian.
Agjenda e Gjelbër prej muajsh është e shumëpërfolur dhe e nxitur nga protestat e përjavëshme të nxënësve në Evropë dhe fushatat për manifestime gjigande për klimën.Partitë e Gjelbra gjithashtu kanë rritur pozitat e tyre vendimmarrëse pas zgjedhjeve të fundit të BE, me 74 vende në parlamentin e ri, ndryshe nga 52 që kishin mandatin e shkuar.
Fitoret e të gjelbërve pritet të ndryshojnë dinamikat e BE dhe masa të ngjashme priten të merren dhe nga fqinjët dhe vendet që kërkojnë anëtarësim në BE. Mazhoranca e ‘rehatisë’ dhe politikave të qendrës tani nuk është më dhe me forcat e reja në parlament, pritet dhe ndryshimi radikal i kursit politik në Evropë.
Për më shumë:
- Ndërkohë që bota diskuton marrëveshjen e Klimës, Shqipëria miraton hapjen e inceneratorëve
- Nxënësit e shkollave të mesme në botë vijojnë qëndresën e tyre për politika kundër ndryshimeve klimaterike
- Vala e gjelbër e aktivizmit, mobilizon Europën