Vala e gjelbër e aktivizmit, mobilizon Europën
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/05/880x495_cmsv2_a676f0a8-fc01-5537-9552-b292f7ceafc8-3918060.jpg)
Nga rezultatet paraprake që vijnë prej së dielës nga zgjedhjet evropiane dhe siç është vënë re kohëve të fundit, zhvillim të veçantë ka marrë “vala e gjelbër” në të gjithë Evropën.
Më e rëndësishmja është shënuar në Francë, Gjermani dhe Irlandë, ku Partitë e Gjelbëra kanë njohur rezultatet më të mira, së paku prej vitit 2014.
Me rezultatet zyrtare që pritet të njihen në vijim, grupi i “të gjelbërve” / EFA në Parlamentin Evropian parashikohet të marrë 71 vende, çka do të ishte dhe rezultati më i mirë i mundshëm i tyre. Në vitin 2014, ata fituan 50 vende.
Protestat që kanë pasur në fokus ndryshimet klimatike, kanë kulmuar pranë javës së zgjedhjeve. Fëmijë prej shkollave të ndryshme nga anembanë Evropës, jo vetëm që kanë qenë prezent dhe kanë artikuluar mjaft mirë në lidhje me çështjen mjedisore dhe ndryshimet klimatike, por kanë organizuar dhe bojkote masive mësimi në shkollat prej nga vinin.
Është me vend të nënvizohet se momentumi i këtyre lëvizjeve masive mbi ndryshimet klimatike globale, u nxit dhe më pas njohu një rritje meteorike, qysh prej daljes në media të 16-vjeçares mbreslënëse, nxënëses suedeze Greta Thunberg, e cila nisi e para bojkotin shkollor. Pask kësaj, në dhjetor 2018, ajo ka qeë e pranishme dhe ka artikuluar në samitin e COP24 të Kombeve të Bashkuara shqetësimin për ndryshimet klimatike si dhe adresimin ndaj Parlamentit Evropian në prill të këtij viti.
Sakaq, mësohet se këtë vit, 16-vjeçarja është nominuar për çmimin Nobel , i cili gjithsesi pritet të shpallet në 11 tetor. “Ne e kemi propozuar Greta Thunberg, për shkak të ndryshimeve klimatike, që nëse nuk marrim masa, për të ardhmen do të jetë burim luftërash, konfliktesh dhe një lumi emigrantësh në lëvizje konstante,” u shpreh mbi nominimin e saj, njëri prej deputetëve evropianë, Fredi Andre Ovstegard.
![](https://historiaime.al/wp-content/uploads/2019/03/Liri-Kuçi.png)