Greta Thunberg frymëzon Schwarzenegger, mbahet në Vjenë një samit i posaçëm për Klimën
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/05/00-story-thunberg-960x640.jpg)
Aktivistja e re Greta Thunberg duket se po frymëzon shumë persona publik dhe me influencë për të ngritur më tej zërin për ndryshimet klimaterike dhe ngrohjen globale.
Këtë herë, organizata mjedisore e Arnold Schwarzenegger vendosi të zhvillojë një samit të sajin për klimën në Vjenë, ku Thunberg ishte e ftuara speciale.
![](https://historiaime.al/wp-content/uploads/2019/05/e2391525f25f4eb0565c031d335aac2e7dc31369a6811f6d7ae400651db83710-1024x650.jpg)
Aktivistja e re suedeze tha gjatë fjalës së hapjes se liderët janë të dështuar me masat e tyre, duke u bërë thirrje që të informojnë publikun për ndryshimet klimatike pa i dhënë tone të zbutura „krizës më të madhe me të cilën po përballet njerëzimi”.
Shumë njerëz nuk ia kanë idenë shkallës së emergjencës klimatike sepse „atyre nuk u është thënë, ose më saktë, nuk u thuhet nga njerëzit e duhur”, tha Thunberg, e cila ka frymëzuar miliona njerëz në botë për të marrë pjesë gjatë të premteve në grevat e Shkollës të së Ardhmes.
“Ju nuk mund të mbështeteni tek njerëz që lexojnë mes rreshtave ose kërkojnë informacione për veten e tyre” rreth çështjeve të detajuara të ndryshimeve klimatike, tha Thunberg, teksa bëri thirrje për një ndryshim tërësor në mënyrën se si shoqëria vepron me këtë çështje.
Për një kohë të gjatë, njerëzit në pushtet kanë vijuar duke mos bërë kryesisht asgjë për të ndaluar rrënimin klimatik dhe ekologjik. Ata janë mësuar duke vjedhur të ardhmen tonë dhe duke e shitur atë për përfitimet e tyre.
Thunberg, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe presidenti austriak Alexander Van der Bellen hapën Samitin Botëror Austriak R20, i organizuar nga ylli hollivudian dhe njëkohësisht ish-Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger.
Schwarzenegger e vlerësoi Greta Thunberg si një ëndërrimtare e cila krijoi lëvizjen rinore për të mbajtur nën presion njerëzit e pushtetshëm për zotimet e tyre për tu angazhuar seriozisht me ndryshimet klimatike.
“Nëse ne dështojmë së vepruari është e ardhmja e tyre në rrezik, jo e jona. Vizioni i tyre duhet të na udhëheqë ne në veprim,” tha Schwarzenegger.
Samiti Botëror Austriak R20 bëri bashkë zyrtarët më të lartë, biznesmenët, investitorët, shoqërinë civile dhe ekspertët klimatikë si dhe përfaqësues të vendeve dhe qyteteve nga e gjithë bota për të promovuar dhe zbatuar Marrëveshjen Klimatike të Parisit dhe qëllimet e zhvillimit të qendrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Për një kohë të gjatë, njerëzit në pushtet kanë vijuar duke mos bërë kryesisht asgjë për të ndaluar rrënimin klimatik dhe ekologjik. Ata janë mësuar duke vjedhur të ardhmen tonë dhe duke e shitur atë për përfitimet e tyre.
Artikuj të rekomanduar
- Aktivistja 16 vjeçare që po frymëzon protesta në të gjithë botën
- Nxënësit e shkollave të mesme në botë vijojnë qëndresën e tyre për politika kundër ndryshimeve klimaterike
- Vala e gjelbër e aktivizmit, mobilizon Europën
Burimi: DW Shqip