Bosnja do të mbajë Paradën e parë të Krenarisë
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/04/h_54830771-e1554125879578-1280x720-960x640.jpg)
Parada e parë e Krenarisë do të mbahet në Sarajevë në shtator dhe pritet të mbledhë pjesëtarë të komunitetit LGBT+ nga e gjitha Bosnja dhe Hercegovina, bënë të ditur aktivistët dhe organizatorët.
“Bosnja do të mbajë më në fund marshimin e saj të krenarisë më 8 shtator në Sarajevë”, tha Branko Qullibrk, një nga organizatorët.
Ligji i Bosnjes në përgjithësi ndalon çdo lloj diskriminim, por nuk i njeh të drejtat për çiftet e së njëjtës gjini. Përpjekje për organizimin e një parade të tillë ka pasur dhe në vitet 2008 dhe 2014, kur huliganë dhe islamistë radikalë kanë sulmuar eventet e mbajtura në Sarajevë, të cilat ishin organizuar në mbështetje të komunitetit LGBT.
Një lajm pozitiv për të gjithë rajonin, ku komuniteti LGBT po organizohet në marshime të përvitshme në Shqipëri, Kroaci, Serbi, Kosovë dhe Mal të Zi.
Shqipëria ndërkohë është në vitin e shtatë të organizimit të Paradës së Krenarisë dhe fushata e këtij viti sapo ka filluar. Parada e këtij viti do të mbahet më 18 Maj në Tiranë dhe do të paraprihet nga një sërë aktivitetesh të cilat synojnë të ndërgjegjësojnë shoqërinë mbi të drejtat e komunitetit LGBT+. Nën moton #MarshojmëEdhePërTy, prej javësh tashmë komuniteti dhe aktivistët po përgatitet për Tirana Pride dhe një rrugëtim të paradës ndër vite mund ta ndiqni dhe në videon e mëposhtme:
Burimi: Evropa e Lirë