Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT, Pro LGBT dhe Qendra Streha do të organizojnë më 18 Maj në Tiranë Paradën e Krenarisë. Këtë vit, Parada e Krenarisë do të nisë nga Parku Rinia dhe do të vijojë përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, përgjatë rrugës Ibrahim Rugova e për të ardhur sërish në Parkun e Paradës, ku do të vijojnë aktivitete të tjera.Ne festojmë diversitetin dhe krenarinë e të qënit vetvetja dhe të dashuruarit pa kushte, por njëkohësisht ne protestojmë për faktin që Shqipëria nuk është një vend as më i mire, e as më i drejtë me të gjithë pjesëtarët e saj.Komuniteti LGBTI+ në Shqipëri ka raportuar 421 raste të dhunës fizike dhe psikologjike vetëm gjatë vitit 2018. Një studim i Strehës për aksesin në drejtësi nxjerrë në pah se më shumë se 53 % e personave LGBTI të anketuar raportojnë dhunë dhe diskriminim dhe kjo shifër shkon deri në 84% për rastet e të rinjve LGBTI+ që kanë dalë hapur në familje apo ambjente të tjera.
Të rinjtë LGBTI+ janë 10 herë më të rrezikuar nga braktisja e shkollës për shkak të bullizmit. Të miturit LGBTI+, edhe kur gjejnë kurajon të mos e braktisin shkollën dhunohen çdo ditë nën hundën e administratave të shkollave që nuk bëjnë asgjë për t’i mbrojtur. Në raste të tjera, fëmijët që braktisin shkollën për shkak të bullizmit, bëhen target dhe viktima të mundshme të trafikimit, teksa shteti dështon t’i mbrojë në mënyrë flagrante.Vetëm 1 përqind e LGBTI+ në Shqipëri kanë mundësi të dalin hapur në familjet e tyre. Por shumë prej tyre që e bëjnë këtë hap me guxim, ose dhunohen më shumë brenda mureve të shtëpisë aty ku duhet të ishin më të sigurt, dëbohen fare nga shtëpia, ose vazhdojnë të kërcënohen nga pjesëtarët e familjes edhe pasi janë dëbuar nga shtëpia. Opsioni i vetëm për këta të rinj mbetet shërbimi rezidencial STREHA, i cili ështëshërbimi i vetëm dhe unikal ku të rinjtë LGBTI+ mund të kërkojnë ndihmë.Të gjitha rastet që vitin e shkuar janë denoncuar pranë Policisë dhe pranë Komisionerit për Mbrojtje nga Diskriminimi jo vetëm që nuk janë marrë me seriozitet, por kanë mbetur pa përgjigje edhe sot e kësaj dite.Edhe gjatë vitit 2018, pjesëtarë të komunitetit LGBT+ u përballën me diskriminim në marrjen e shërbimit shëndetësor.16 individë transgjinorë dhe gej morën shërbimim e detyrueshëm vetëm pas shoqërimit nga stafi i Aleancës dhe i Strehës.
Ata që janë në marrëdhënie pune, raportojnë se fyhen dhe dhunohen nga kolegët dhe supervizorët. 39 raste të tilla janë denoncuar vetëm vitin e shkuar, pra në vitin 2018, pranë organizatave tona, ndërkohë që 98 përqind e rasteve në total nuk raportohen.Diskriminimi institucional po bëhet dita ditës më problematik se diskriminimi shoqëror, duke margjinalizuar dhe vështirësuar më tej jetesën e përditshme të individëve LGBT+.Në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, risjellim në vëmendje dhe detyrimin ligjor që ka Shqipëria si shtet kandidat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor. Ligjet mbeten të shkruara por nuk zbatohen.
Lufta jonë për drejtësi tregon se komuniteti LGBTI+ as nuk viktimizohet e as nuk pranon të konsiderohet si viktimë. Kjo lufte për drejtësi është në vetvete një akt force dhe ndërgjegjësimi. Ndaj ne guxojmë dhe do të vijojmë të guxojmë, edhe për ata që nuk kanë mundësi të na bashkohen.