VIDEO/ Digjet kulla 300 vjeçare në Theth
Kulla 300-vjeçare e Poliajve në Theth të Dukagjinit është përfshirë nga flakët. Zjarri i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ka rënë fillimisht në një barrakë pranë banesës, e cila shërbente për gatim.
Mungesa e infrastukturës rrugore ka bërë që zjarrëfiksja të mos mbërrinte në kohë. Si pasojë zjarri ka përfshirë një makinë që ndodhej aty pranë dhe është përhapur më pas në gjithë banesën.
Kulla e Pavlin Polisë është një nga bujtinat më të frekuentuara në fshatin turistik të Thethit dhe prej vitesh ka pritur turistë nga gjithë bota.
Kjo kullë ndodhet në qendër të fshatit dhe është ndër të parat që është përshtatur për turistët, e ndjekur më vonë nga pjesa më e madhe e shtëpive-kulla të Thethit.
Pranë kullës ndodhet kisha, simbol i fshatit Theth, e cila është rikonstruktuar së fundmi me kontributin e vetë banorëve.
VIDEO