Vajza me ngjyrë zgjidhet Miss Japonia, valë ksenofobie dhe racizmi në vend
Ariana Miyamoto është vajza 20 vjeçare që u zgjodh Miss Universi në Japoni, duke lënë pas 44 konkurente të tjera për çmimin. Ajo është 20 vjeç dhe është një vajzë e bukur japoneze me ngjyrë, me nënë japoneze dhe baba afro-amerikan.
Pasi ka marrë çmimin, ajo u vu në shënjestër të nacionalistëve japonezë, sipas tyre e reja ka shumë “gjak të zi” për të mundur të përfaqësojë Japoninë.
Ariana ka qenë vazhdimish pre e diferencimit dhe racizmit, pasi mbaroi liceun në SHBA, ajo u kthye në Japoni për të punuar si modele dhe njëkohësisht punoi në një bar, ku klientët shpesh e quanin “haafu” term që derivon nga anglishtja për të treguar se është me “gjysmë- gjaku”.
Pasi fitoi titullin, ajo nuk pati frikë të thotë hapur se e ka njohur personalisht “shijen e hidhur të rracizmit japonez”.
Një racizëm që nga ana tjetër nuk është i ri në Japoni. Vendi gjithnjë ka pasur një sfond me kulturë raciste, në përgjithësi kundër të huajve (të quajtur “Gajin”), por para së gjithash kundër kinezëve e koreanëve.
Pavarsisht fyerjeve raciste, një pjesë e njerëzve e kanë mbështetur duke i dërguar mijëra mesazhe vlerësimi.