Unë ç’ jam? Top, vers, bottom?

Mendo që u përputhe me dikë në Tinder, dhe në profil të zë syri një rresht: ” top.” Ti e di se kjo ka të bëjë me preferencat e tyre seksuale, por çfarë nënkupton të jesh top, bottom, ose vers?
Çfarë nënkuptojnë tjerët kur thonë ‘’enërgji bottom’’ apo një ‘’total top’’?
Top, bottom, dhe vers janë terma që përdoren për të përshkruar preferencat dhe dinamikat seksuale në mardhënie intime. Fillimisht, këto fjalë kanë shërbyer për të krijuar një sistem binar për pozicionet seksuale, por që nga vitet ’50 me përfshirjen e personave me ngjyrë, e gjitha mori një kthesë.
Në thelb, një top preferon të jetë në kontroll, shpesh si preferencë për të penetruar, ndërsa një bottom kërkon të heqë dorë nga kontrolli. Ndërsa një vers gjen kënaqësi të barabartë në të dy pozicionet dhe dinamikat seksuale. Natyrisht, ky është një përgjithësim, pasi secili ka kufijtë dhe preferencat e veta.
Sipas disa teorive, komuniteti LGBT+ i përqafoi termat top dhe bottom në vitet ’60 dhe ’70, ndërsa njerëzit zhvilluan kode shënjuese për të theksuar preferencat e tyre seksuale ndaj atyre që mund të ishin të interesuar. Ishte pikërisht gjatë kësaj kohe që vers u bë pjesë e leksikut queer.
Top, bottom, dhe vers nuk janë terma ekskluzivë për meshkujt GBTQ+, por përshkrime që mund të përdoren për çdo marrëdhënie seksuale.
Sipas Carly S., një edukatore seksule në Spectrum Boutique, të qenit top mund të përfshijë një sërë formash, si përkëdhelja, dhënia ose marrja e seksit oral, penetrimi me penis ose rrip, ose akte të tjera ku individi kontrollon kënaqësinë e partnerit të tyre.
Spektri i topping përfshin një gamë të gjerë identitetesh seksuale. Për shembull, stone tops zakonisht janë top që dëshirojnë të bëjnë të gjithë prekjet dhe nuk duan ndonjë aktivitet reciprok seksual. Pavarësisht preferencave të partnerit tuaj, është gjithmonë e rëndësishme të siguroheni që të përcaktoni kufij të saktë me të gjithë partnerët tuaj seksualë para se të përfshiheni në marëdhënie intime.
Gjëja më e dobishme që mund të bëni është të komunikoni me partnerin tuaj. Nëse doni të merrni kontrollin gjatë seksit, pyesni partnerin/en tuaj për interesat dhe kufinjte e tyre. Merrni gjërat ngadalë dhe respektoni partnerin/en tuaj.
Këto terma janë pika fillestare të shkëlqyera për diskutim, por nuk mund të bëni asnjë supozim për atë që nënkuptojnë këto terma për dikë derisa të pyesni drejtpërdrejtë.