Tre shpërthime në Tiranë, 200 gr eksploziv në farmacinë e babait të ministrit Tahiri
Tre shpërthime me eksploziv në zona të ndryshme të Tiranës kanë tronditur sot qytetin në orët e para të mëngjesit.
Objektiv i atentatit të parë ka qënë farmacia e babait të Ministrit Tahiri pranë Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në shpërthimin e eksplozivit të vendosur në murin e jashtëm të farmacisë nuk ka patur të lënduarm, por janë dëmtuar 5 biznese dhe një automjet.
Pak minuta më vonë një tjetër shpërthim ka ndodhur vetëm 70 metra larg nga i pari. Pranë banesës së ish- shefit të Komisariatit nr 3 të Tiranës Alfred Numani aktualisht Shef i Sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Korçës. Fatmirësisht dhe nga shpërthimi i dytë nuk ka patur viktima, vetëm dëme materiale.
Rreth orës 06 : 15 policia gjeti dy kalëpë tritoli nw një stacioni autobusi në rrugën “Muhame Gjollesha”, pranë zonës “Vasil Shanto”. Njw telefonatw anonime njoftoi sallwn operative pwr praninw e lwndws plaswse. Nw orwn 8 : 00 policia ka kryer shpwrthimin e kontrolluar tw eksplozivit.