Tiranë: Shumë qytetarë rrezikojnë “black out” interneti
Shumë qytetarë rrezikjonë një “black out” në shërbimin e internetit. Rreth një milion përdorues të internetit në Shqipëri do të mbeten pa këtë shërbim, pavarësisht se një pjesë e konsiderueshme e tyre e kanë paguar.
Shkak për këtë është vendimi i AKEP për të prerë të gjitha lidhjet kabllore nga shtyllat e energjisë elektrike. Sipas vendimit të AKEP, së shpejti Tirana dhe gjithë qytetet e tjera do të shpëtojnë nga ai “mish-mash” telash në cdo moment që ngrem sytë. Heqja e këtyre kabllove, ka ardhur pasi stiuata është bërë jo vetëm e rrezikshme për qytetarët dhe e shëmtuar për qytetin, por kryerja e lidhjeve ajrore është në kundërshtim me rregulloren mbi kushtet teknike për ndërtimin e infrastrukturës së rrjeteve.
Por problemi është se vendimi merret në mungesë të plotë të infrastrukturës nëntokësore për shtrimin e këtyre linjave. Në mungesë të një plani për linjat nëntokësore në të gjitha qytetet shqiptare, rezulton se 60 % e këtyre linjave janë në shtyllat elektrike.
Me një përllogaritje të thjeshtë, nga 1.78 milion përdorues të internetit të Shqipëri, më shumë se gjysma, ose 1 milionë përdorues, do të mbeten pa internet nga prerja e tyre. Sikur të mos mjaftonin dhe problemet e shumta në infrastrukturën aktuale, shqiptarët nuk do të mund të marrin as një shërbim për të cilën kanë paguar.
Në renditjen botërore të “internet live stat” Shqipëria renditet në vendin e 101 në botë, me një shtrirje interneti që mbulon vetëm 56.47% të popullsisë. Vendi ynë lihet pas nga Greqia, Serbia madje edhe nga Bosnja Hercegovina me një infrastrukture që mbulon 67.5% të popullsisë vendase.
/Gazeta Tema