TIRANË Parkimet me koncesion, do të paguajmë dhe nëse parkojmë poshtë pallatit
Parkimet publike do të jepen me koncesion. Sipas propozimit të Bashkisë, qytetarët do të paguajnë 150 lekë për dy orë qëndrimi dhe nëse parkojnë poshë shtëpive të tyre.
Projekti që u paraqit dje për votim në Këshillin Bashkiak i jep kompanisë private parkimet e qytetit me koncension për 35 vite. Bashkia e Tiranës do të marrë vetëm 10 % të fitimeve që do të gjenerohen nga 41 mijë vendparkimet.
Ky projekt ka ngjallur debate mes përfaqësuesve të Këshillit Bashkiak, përfaqësuesit e majtë u larguan nga salla pasi kërkuan një javë kohë për të studjuar këtë projektvendim.
Koncensioni nuk është pritur mirë dhe nga qytetarët e Tiranës, ka patur disa reagime në media kundër këtij vendimi.