Pozicioni: 2 Praktikant/e (Intern)
Kohëzgjatja: 3 -6 muaj
Afati i fundit për aplikim: 8 tetor 2019
Adresa: Rruga “Mine Peza” 204, Tiranë
Historia Ime është portali i të drejtave të njeriut, projekti kryesir i organizatës Pro LGBT, një organizatë jo fitimprurëse e cila punon për fuqizimin e komunitetit LGBTI në Shqipëri që prej vitit 2010.
Momentalisht jemi në kërkim të dy praktikantëve për fushën e komunikimit dhe shkrimin e implementin e projekteve. Praktika do të zhvillohet pranë zyrave tona, ku interni/ja duhet të angazhohet të paktën 20 orë në javë. Internshipi zgjat 3-6 muaj dhe është pozicion i papaguar.
Kush mund të aplikojë?
- Studentë ose persona që kanë përfunduar studimet në degët Shkencat Sociale, Drejtësi, Gazetari por edhe të tjerë që dëshirojnë të angazhohen në mbrojtje të të drejtave të njeriut
- Nivel i mirë i gjuhës angleze
- Aftësi dhe përvojë në kërkim
- Aftësi për të punuar në grup
- Njohuri të mira të përdorimit të paketës Microsoft Office
- Avantazh personat që kanë njohuri të programit WordPress
Detyrat kryesore:
- Të paraqitet në zyrat tona, 20 orë në javë (preferohet shpërndarje e rregullt e orëve)
- Të asistojë në implementimin e projekteve
- Të asistojë gazetarët e portalit Historia-ime.com
- Të marrë pjesë në mbledhje apo takime në lidhje me projektin
Çfarë do të fitoni nga ky internship?
- Fitoni eksperiencë
- Qëndroni aktiv dhe i përfshirë
- Ndihmoni komunitetin
- Jepni suportin në kauza që janë të rëndësishme për ju
Si mund të aplikoni?
Të interesuarit duhet të aplikojnë brenda datës 8 tetor 2019 duke dërguar:
- CV;
- Letër motivimi ku përfshihet arsyeja e aplikimit.
Dërgojeni aplikimin tuaj në [email protected]
Pro LGBT siguron që të gjitha kërkesat për internship do të kenë gjykim të barabartë pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimit seksual, bindjes politike, gjendjes ekonomike, arsimore ose shoqërore, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes civile, vendbanimit, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, përkatësisë në një grup të veçantë ose me çdo veçorie tjetër që parashikohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.