Reperi i njohur shqiptar Gashi, ka postuar një ditë më parë një foto në instagramin e tij, ku shihet se ai i ka lyer thonët me ngjyrë portokalli.
Kaq është dashur, që komentuesit shqiptarë të nisin me ofendime, duke e vënë në dyshim seksualitetin e tij, por edhe përkatësinë e tij etnike.

“Djemtë nuk lyejnë oj shqipe”, “Gashi, ndal mos na e bëj këtë. Unë kam menduar se je Shqiptar.”-janë vetëm disa nga komentet homophobe të bëra në profilin e reperit në instagram.
Por reperti u është përgjigjur dhumë komentuesve në komente.

“je pak vonë, kam veshur fustan vitin e kaluar gjatë turneut” kur ju përgjigj një komentuesi që tha se “tash pritet të veshësh fustan”
Nga ana tjetër, reperi nuk u maftua me kaq, ai bëri edhe një video ku ka thënë se “ “Së pari, të më quani gej nuk është ofendim. Disa prej artistëve më të mëdhenj në botë janë gej, disa prej njerëzve më të mirë që unë i kam takuar ndonjëherë në tokë janë gej, dhe janë miqt e mi. Pra, nuk është një ofendim. Ju vetëm prisni për diçka të sulmoni sepse ju jeni gjarpërinj e frikacakë. Gjithçka që dua të them është se nëse jeni mendjembyllur, mbani gojën e mbyllur” / HistoriaIme
