Të shtunën që lamë pasë, në Tiranë, u mbajt aktiviteti përmbyllës i projektit “Të luftojmë diskriminimin dhe të mbrojmë të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri”.
Ky projekt, i cili u realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Hollandeze, ishte bashkëpunim mes COC Netherlands, Komitetit të Helsinkit në Hollandë, Policisë së Shtetit Hollandez, VNG International dhe Aleanca LGBT e Pro LGBT nga Shqipëria.
Fokusi kryesor i këtij projekti ishte ngritja e kapaciteteve të institucionit së Policisë së Shtetit në lidhje me menaxhimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit kundrejt komunitetit LGBTI. E për realizimin e këtij fokusi, u mbajtën disa trajnime me policë dhe përfaqësues të institucioneve lokale nga Bashkitë të cilat ishin pjesë e këtij projekti, respektivisht Bashkia Tiranë, Lezhë dhe Vlorë.
Rrjedhimisht, gjatë këtij projekti u forcuan kuadrot e nivelit lokal të institucioneve dhe Policisë së Shtetit për raportimin, hulumtimit, regjistrimin dhe ndjekjen penale të gjuhës së urrejtjes, krimeve të urrejtjes me bazë orientimin seksual apo identitetin gjinor.
Ky aktivitet hapi rrugë për decentralizimin e angazhimit institucional dhe krijimit të marrëdhënieve bashkëpunuese mes organizatave LGBTIQ+ të shoqërisë civile dhe institucioneve lokale në Shqipëri.
Ky projekt, i cili filloi në tetor të 2017-tës, u përmbyll në Tiranë me një konferencë ku morën pjesë të gjithë aktorët dhe bashkëpunëtorët e projektit që janë angazhuar gjatë kësaj përiudhe. Gjatë konferencës u diskutuan rezultatet, sfidat dhe sukseset e projektit.
Konferenca filloi me disa fjalime përshëndetëse dhe përuruese nga Ambasadori i Holandës në Shqipëri z. Reinout Vos, Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Kryetarja e Këshllit të Evropës znj. Jutta Gützkow, Avokatja e Popullit znj. Erinda Ballanca dhe aktivistja për të drejtat LGBTI Xheni Karaj.
Ambasadori Vos u shpreh mjaft i kënaqur me këtë bashkëpunim mes institucioneve gjysmë-publike holandeze dhe atyre shqiptare. Ai, ndër të tjera, veçoi se e vlerëson shumë bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore dhe organizatave LGBTIQ+ në Shqipëri. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që aktorët e shoqërisë civile të angazhohen në politikëbërje dhe në implementimin e politikave gjithëpërfshirëse.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Veliaj, duke shprehur përkrahjen e institucionit që ai drejton karshi kauzës LGBTIQ+ përmendi ndihmat që po kjo bashki ju ka dhënë personave LGBTIQ+. Ai, ndër të tjera, tha se progesi i bërë deri tani duhet të na nxisë të vazhdojmë të punojmë në të mirën e personave LGBTIQ+ dhe ta rrisim përkrahjen publike dhe institucionale, sidomos edhe në Bashkitë të Tjera.
Përfaqësuesja e Këshillit të Evropës, znj. Jutta Gützkow tha se Këshilli i Evropës do të jetë gjithmonë i gatshëm të bashkëpunojë me aktorë të shoqërisë civile dhe institucioneve për realizimin e planit për një vend më evropian dhe demokratik.
Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, tha se nuk mjafton vetëm përkrahja për personat LGBTIQ+. Ajo tha se duhen aksione dhe plane konkrete për ndryshimin e mentalitetit shtypës dhe diskriminues.
Xheni Karaj, drejtore ekzekutive e Aleanca LGBT, falenderoi të gjithë aktorët e përfshirë në këtë projekt, ftoi institucionet shtetërore të angazhohen për respektimin e të drejtave LGBTIQ+ në vend. Aktivistja tha se komuniteti LGBTIQ+ vazhdon të ketë nevojë për përkrahje dhe angazhim në luftën kundër shtypjes e diskriminimit dhe prandaj përkrahja e shtetit shqipëtar është shumë e rëndësishme për këtë luftë.
Konferenca pastaj vazhdoi me disa panele diskutimi, ku mbi të gjitha u diskutua për rezultat, sfidat dhe sukseset e projektit.
Konferenca filloi me një prezantim të projektit dhe qëllimeve e synimeve të tij nga Marije Cornelissen. Më pas, u mbajt paneli i diskutimit me temën “Puna me Policinë e Shtetit dhe sektorin e drejtësisë”. Në këtë diskutim, u diskutua me z. Ilrjan Mandro për përfshirjen e trajnimeve rreth të drejtave LGBTIQ+ në kurrikulën e Fakultetit të Sigurimit dhe Hetimit, me znj. Alma Katragjini për trajnimet dhe ndikimin që këto trajnime kanë pasur në Policinë e Shtetit, me Erjon Alushani për ndikimin që trajnimet kanë pasur në policinë bashkiake me Erjon Alushani dhe me Xheni Karaj për eskperiencën e raportimit te një polic i trajnuar.
Në panelin e dytë, u diskutua mbi eksperiencat e Bashkive gjatë këtij projekti dhe ndikimin pozitiv që ky projekt ka pasur në punëtorët civilë të Bashkisë. Në këtë panel morën pjesë znj. Migena Kokeri nga Bashkia Tiranë, znj. Fabiola Deliaj nga Bashkia Vlorë, znj. Marta Prendi nga Bashkia Lezhë dhe Enriko Kapiti nga Shkolla Shqiptare për Administrim Publik.
Paneli tjetër u fokusua në praktikat e mira të bashkpëunimit me institucione në vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë panel, aktivistë nga vende të Ballkanit treguan për eksperiencat e tyre të bashkëpunimit me institucione lokale e qendrore për përmirësimin e pozitës së personave LGBTIQ+ në shtetet përkatëse.
Panelistët e këtij diskutimi ishin: znj. Madalena Martinovic nga Komuna e Kotorit në Malin e Zi, Danijel Kalezic nga Queer Montenegro, Blert Morina nga Kosova dhe Elena Petrovska nga Maqedonia e Veriut.
Përsa i përket praktikave të mira të bashkëpunimit ndër-institucional dhe shoqërisë civile, respektivisht në komunat holandeze, diskutuan znj. Dorrit de Jong nënkryetare e Bashkisë Zwolle në Holandë dhe z. Laurens Lubbers, përfaqësues nga Komuna e Alkmaar.
Konferenca u përmbyll me një diskutim mbi :Agjenda për të ardhmen: Si mund të përdoren të gjeturat e këtij projekti në realizimin e Planit Nacional të Aksionit për Personat LGTBIQ gjatë viteve 2021-2027?!
Në këtë diskutim morrën pjesë Xheni Karaj, e cila foli për nevojat e komunitetit LGTBIQ+, Fabiola Deliaj e cila foli për hapat e rradhës në nivel lokal, Ilirjan Mandro që foli mbi hapat e ardhshëm që duhet ndërmarrë në Policinë e Shtetit dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit dhe Denada Seferi, e cila foli rreth Planit dhe synimeve të tij.
Në kuadër të këtij projekti u realizua edhe një manual se çfarë saktësisht mund të bëjnë institucionet lokalë për të përmirësuar situatën e personave LGBTIQ+ në nivel lokal.
Ky projekt rezultoi mjaft i sukseshëm dhe hapi rrugë për angazhim institucional dhe bashkëpunim më të ngushtë mes organizatave të shoqërisë civile dhe instancave shtetërore. / Agon Rexhepi