Pas tre javësh protesta të fuqishme kundër rritjes së taksës së karburanteve, qeveria franceze ka bërë hapa pas duke pezulluar vendimin.
Mësohet se vendimi erdhi pas protestave të shumta që pushtuan Parisin, ku ‘jelekëverdhët’ kundërshtuan me forcë rritjen. Pezullimi do të jetë vetëm për disa muaj.
Vendimi i qeverisë synon të zvogëlojë tensionin dhe të japë kohë për zgjidhjen e ngërçit si dhe nisjen e negociatave me ‘jelekëvërdhët’. Po ashtu bëhet e ditur se vendimi pro protestuesve erdhi pas një takimi që kryeministri Edouard Philippe zhvilloi në Pallatin Elysee me presidentin Emmanuel Macron.
Vetëm gjatë fundjaves pati 130 të plagosur dhe 412 të arrestuar nga autoritetet. Protestat e dhunshme në Paris, u shoqëruan me bastisjen dhe djegien e dhjetërave bizneseve, makinave e madje protestues të shumtë mësynë dhe në muzetë e qytetit duke shkatërruar stendat apo objektet muzeale.
Pas vendimit të Presidencës, duket se ende protestat vazhdojnë në atë që po kthehet në krizën më të rëndë politike në Francë të viteve të fundit./ k.j