Siguria në aeroport, ushtria merr në kontroll sigurinë e pistës
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/04/grabitja-Rinas-3-641x450.jpeg)
Pas shkeljeve të përsëritura të normave të sigurisë nga kompania kontraktuese dhe rasteve të utjes së elementëve kriminalë deri në pistën e avionëve, Ministria e Mbrojtjes vendosi ditën e djeshme se ushtria do të marrë në dorë sigurinë e aeroportit të Rinasit.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se Forcat e Armatosura do të vendosen në aeroportin Kombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. Konkretisht, efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura do të jenë në perimetrin e sigurisë.
Nga përplasja me armë e grabitësve dhe policisë humbi jetën një person në kërkim për grabitje tjetër në të kaluarën Admir Murataj dhe u kërcënua siguria e pasagjerëve që po udhëtonin me avionët e linjës në një nga oraret e fluksit dhe në një ditë kur për shkak të personaliteteve që udhëtonin në aeroport, siguria duhej të ishte maksimale.
Në deklaratat e tyre ministrat dhe autoritetet policore konsiderojnë përgjegjës kompaninë e kontraktuar nga koncesionari për sigurinë në aeroport. Ministrja e Energjisë dhe Transportit deklaroi se firma konncesionare do të mbajë të gjithë përgjegjësinë për humbjen e parave, dëmin ekonomik dhe prishjen e imazhit, duke risjellë në vëmendje shkeljet e përsëritura që kjo firmë ka bërë ndaj kontratës përsa i përket çështjeve të sigurisë./k.j