Si të dalloni nëse mund t’ ju duhet këshillim?

Shëndeti mendor, shëndeti mendor, shëndeti mendor…
Por çfarë në të vërtetë ndodh në trurin tonë? Në mendjen tonë? Si ne vetë jemi e mira dhe dëmi i vetes?
Po, çdo ditë zgjohemi, hamë, punojmë, studiojmë, jetojmë me familjarët dhe miqtë dhe mes gjithë këtyre dhe të tjerave ndodhi të zakonshme ka edhe shtresa plot me pasiguri, trauma dhe arsye që për secilin janë të ndryshme. Është e vështirë ta kuptosh që diçka çalon në mendje, diçka na merr zvarrë dhe na i bën më të vështira të gjitha gjërat e zakonshme. Është edhe pak e vështirë të bindemi për të investuar kohë te vetja, të pushojmë, të reflektojmë, të kërkojmë ndihmë.
POR, ABSOLUTISHT E MUNDUR!
Shprehja jonë e zakonshme ‘’Të kemi shëndetin’’, ‘’Shëndeti i pari, se tjerat vijnë vetë’’, ‘’Shëndet paç’’ e të tjera si këto si imazhe përfaqësohen vetëm me organet, gjymtyrët, muskujt. Në fakt, në fakt gjithë këtyre i duhet shtuar edhe shëndeti që nuk e prekim dot, ai më i rëndësishmi, psikologjiku.
Ndër të shumtat mënyra për të mbajtur në formën e vet më të mirë shëndetin si ushtrimet fizike që ndikojnë drejt për drejtë në mirëqenie, socializimi, meditimi, apo të shkruarit të ndjesive, të gjitha këto metoda mund të udhëhiqen nga një profesionist/ e. Siç mund të jenë psikologët, nëse ju tashmë nuk keni marëdhënie me një të tillë ju ftojmë të uleni, të gjeni 5 minuta kohë dhe le të jetë kjo një iniciativë për të kuptuar disa ndjesi të cilat mund t’ ju tregojnë nëse keni nevojë për tu këshilluar me një psikolog/ e.
Ankth dhe ndjenja pafuqie të cilat janë shenja tipike dhe fillestare të një nevoje për të ndarë ndjesitë dhe mendimet tuaja.
Mungesa e interesit dhe kënaqësisë për çdo eksperiencë apo ndodhi në jetën tuaj mund të jetë një tjetër tregues për tu kuptuar dhe vetëdiagnostifikuar.
Ndërsa dëshironi të izoloheni nga shoqëria apo njerëzit rrotull jush duke qëndruar vetëm, lijeni vetën të reflektojë dhe të kuptoni .
Mendimet për të lënduar veten vërtet do ishin një këmbanë alarmi për nevojën e të marrit këshillim psikologjik për adresimin e nevojave, ndjesive, mendimeve dhe situatave që po përjetoni.
Në Shqipëri këto janë disa nga institucionet që mund të merrni këshillim profesional psikologjik, kontaktojini lehtësisht në rrjete sociale:
Aleanca LGBT: https://www.instagram.com/aleancalgbt/
STREHA: https://www.instagram.com/strehalgbt/
Ndërsa në këtë link gjeni të gjithë psikologët e liçencuar në Shqipëri dhe kontaktet e tyre: https://regjistri.urdhriipsikologut.al/members/list/licensuar
Qëndroni të sigurt, dhe mos kini frikë të kërkoni ndihmë!