Si NUK bëhet një vajzë për vete?

T’ia nisim nga fillimi.
Revista Bordo është një media e cila në kryefjalë të vet ka showbizin dhe personazhet publike me një qasje kryesisht drejt muzikës apo edhe famës në media sociale. Ndër artikujt e prëditshëm në web dhe revistës së tyre periodike ato herë pas herë në lenten e kameras kanë edhe individë specifikë. Ku disa prej tyre janë Marin Orhanasai, Beniada Nishani, Arlind Qori, Eduart Grishaj, Vesa Luma e të tjerë personazhe publikë. Në formën e disa klipeve të shkurtra ato intervistojnë personazhet dhe marrin opinione nga ta për çështje të ndryshme. I fundit ndër ta ishte Albi Lushi.
Klipi i intervistës me shkrimtarin ka marrënjë numër të konsiderueshëm shikimesh me mbi 210 mijë shikime. Por kush është Albi?
Lindur e rritur në Kavajë studimet e par ai kreu në universitetin e Durrësit për ekonomi, duke vijuar ato pasuniversitare në universitetin e Tiranës për drejtësi. Gjatë karriesës së vet profesionale ka mbajtur poste të ndryshme në administratën publike, teksa sot mban edhe rolin e Drejtorit të Lidhjes së Shkrimëtarëve.
Në dy videot e bashkangjitura më poshtë ai shprehet me disa fraza të cilat në optikën tonë objektive por të kristaltë se çfarë është e nuk është e drejtë janë kryekëput të mbrapshta.
https://www.instagram.com/reel/DHQXZaBNiuV
https://www.instagram.com/reel/DHRIJvwtX8g
Pa zbardhur tekstet, por në vija të trasha ai shprehet në kontekstin e poetit se sot për të bërë për vete një vajzë duhet:
”Një tru i brumosur në të dyja anët, kështu që nëse vajza është në emancipimin e një ndjenje të brumosur në mendjen e vet, patjetër që poezia është një katalizator shumë i madh për të krijuar ndjesi të veçanta dhe të reja”
Ndërsa kur pyetet se çfarë konsideron ai një femër të vështirë, thotë se:
”Sipas një shprehjeje nuk ka femra të vështira, por ka femra që nuk pijnë alkool. Nuk besoj që ka femra të vështira, unë them që ka meshkuj të cilët kanë probleme ekonomike, janë edhe të paaftë për të menaxhuar dhe manipuluar mendjen e një femre.”
Tanimë, si njerëz të medias, por edhe si konsumatorë të ndërgjegjshëm me celular dhe gishtin e djathtë në dorë për të bërë scroll e dimë mirë se të tilla të thëna tërheqin dhe të nxisin ta rishikosh për të dytën herë një video, herë për tu mahnitur nga budallalepsja, e herë për të përforcuar bindje personale.
Dhe për ju që nuk jeni edhe aq mediatikë apo në dijeni, më shumë shikime, do të thotë statistika më të mira për ti treguar klientëve, e ndërsjelltasi më shumë të ardhura nga reklamat.
Dhe ku qëndron problemi me bindjet e thëna publikisht të poetit Lushi?
Janë seksiste, maskiliste, dhe denigruese. Shtypin figurën e çdo vajze dhe gruaje, përforcojnë perceptimin që gratë janë aq të dobëta sa alkooli mund të përmbushë dëshirat e llastuara të ne meshkujve. Albi dizinformon kur thotë se gratë janë të manipulueshme nga një mashkull i mençur, apo i shkathët.
E për më tepër, ai ngurtëson edhe ca stigma të tjera që meshkujt duhet të jenë doemos mirë financiarisht për të merituar prezencën e dashurinë e një vajze a gruaje. Jo Albi, ne meshkujt duhet të jemi respektues dhe dinjitozë së pari. Jo manipulues e të pasur.