Si një revistë polake ndihmoi në lirimin e meshkujve gej gjatë Luftës së Ftohtë
Në një ekstrakt nga libri i tij i ri, Lukasz Szulc eksploron jetën përtej revistave dedikuar komunitetit gei në Poloninë komuniste.
I lindur në 1948 në Poloninë komuniste, Andrzej Selerowicz emigroi në Vjenë në fund të viteve 70, ku ai nisi të punojë për një kompani të huaj tregtie si edhe iu bashkua një organizate lesbikesh dhe gejsh, HOSI në Vjenë.
Ai u kthye në një nga personat kyç të programit informues mbi Evropën Lindore, të linçuar në 1981 nga Shoqata ndërkombëtare e geive ( ILGA e sotme) dhe nisi të publikojë revistën ‘’Biuletyn’’, revista e parë për gej në Poloni, më vonë e titulluar ‘’ Etap’’.
Në një edicion, ai shpjegoi se objektivi kryesor i revistës mbetet ofrimi i informacionit për çështje të rëndësishme rreth komunitetit homoseksual në Perëndim në këmbim të lajmeve nga vendi juaj.
Selerowicz e publikoi revistën rregullisht 4 herë në vit, që prej Marsit të 1983 deri në Dhjetor të 1987 në formën e një letre, zakonisht me fjalët hyrëse ‘’ I dashur mik’’. Në total ai botoi 20 numra reviste.
Etap ishte një revistë tipike e stilit ‘’zine’’, e linçuar vetëm prej për lexuesit Selerowicz në shtëpinë e tij. Hapi i parë në prodhimin e përmbajtjes së revistës ishte përdorimi i makinës së shtypit, e pranishme në shtëpinë e Selerowicz.
Selerowicz nisi të shpërndajë revistën duke ia dhënë njerëzve që takonte përgjatë udhëtimeve të tij në Poloni, ose duke e dërguar me postë tek 50 adresa.
Gjithsesi, ai e dërgonte revistën jo prej Austrisë por prej Hungarisë,nga ku ai udhëtonte për të shkuar për në punë.
Ekzistonte rreziku i konfiskimit të revistës. Në Poloninë komuniste, autoritetet impononin censurim strikt por Selerowicz mësoi se shkrime të vetë-botuara shpëtonin nga ky rregull nëse qarkullonin nën 100 kopje.
Përmbajtja e revistës ishte shumë e diversifikuar por më së shumti e fokusuar mbi djemtë dhe burrat. Ajo përfshinte informacione për zhvillimin e lëvizjes homoseksuale, shpërthimi i epidemive HIV dhe Sida si edhe artikuj, libra, filma, këngë dhe pjesë teatrale në lidhje me homoseksualizmin.
Herë pas here Selerowicz publikonte përkthime të poemave homo-erotike dhe ribotim të skicave homoseksuale për shembull ato të Tom of Finland.
Qëllimi kryesor i Etap, gjithsesi, ishte mobilizimi i homoseksualëve polak dhe inkurajimi i tyre për tu vetë-organizuar. Selerowicz dëshironte ti bindte ata rreth diçkaje ‘’Homoseksualiteti nuk është thjesht raporti id y burrave në krevat, ai ka dhe një aspekt socio-politik që lidhet me diskriminimin’’.
Përpjekjet e tij mesa duket u shpërblyen duke dhënë fryte. Me kalimin e kohës, ai nisi të bashkëpunojë me homoseksualë nga Wroclaw i cili mori përsipër shpërndarjen e revistës dhe organizoi një grup joformal që adaptuan emrin e revistës.
Ky grup pyeti për mundësinë e regjistrimeve zyrtare në Poloninë komuniste por morën përgjigje negative nga autoritetet. Gjithsesi aktivistët nga Wrocław vijuan organizimet dhe mbledhjet dhe në 1990 – së bashku me homoseksualë nga WarsaW dhe Gdańsk – arritën të regjistrojnë entitetin e parë zyrtar të njohur si organizata e lesbikeve dhe gejve në Poloni, shoqata e ‘’Lambda Groups’’.
Selerowicz pushoi së publikuari revistën në Dhjetor të 1987. Në edicionin e fundit të revistës ai shkroi ‘’Qëllimi primar i të mobilizuarit të homoseksualëve- është arritur në mendimin tim. Ndërgjegjja kolektive është rritur dhe organizatat e para janë formuar. Është detyra e tyre tanimë që të marrin përsipër të ardhmen e lëvizjes gei në Poloni, duke përfshirë këtu dhe aktivitetin e botimit’‘./k.m/
Burimi: PinkNews