Që Shqipëria ndodhet në një pikë kritike të qeverisjes, kjo nuk do shumë analizë.
Që vendi ynë, një vend i vogël në Europë mbush titujt e mediave më të mëdha në botë me skandale; me përfshirje zyrtarësh në krime e korrupsion masiv, ky është një fakt tanimë i pamohueshëm.
Prej kohësh në vendin tonë, nuk flitet më për zhvillim, as prosperitet, as integrim, por debate publik, tek qytetarët e angazhuar është zhvendosur tek regjimi, ku pikëpamje të ndryshme të aktivistëve e gazetarëve që flasin jo më për demokraci e logaridhënie, por për një regjim shtypës ndaj qytetarëve të vetë, një regjim i cili po u këput ëndërrat rinisë, po I shuan shpresën qytetarëve të vetë, e po fut vendin jo vetëm në një krizë, por në një “depresion të madh”.
Është folur shpesh për “motorrin” që e drejton propagandën e kryeministrit Edi Rama, është personi që shqiptarët herë pas herë e bëjnë po aq fajtor sa edhe vetë Ramën, për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, ai është Endri Fuga.
Së fundmi, Fuga në një postim në tëitter, përpiqet tu thotë shqiptarëve që fajin për mungesën e vaksinës në vendin tonë e ka Europa, dhe jo dështimi i qeverisë për të siguruar atë; Jo dështimi i diplomacisë shqiptare që drejtohet nga një person që është etiketuar si njollë turpi në diplomacinë shqiptare.

Madje, Rama udhëtoi deri në SHBA, kinse për të siguruar vaksinën, por që jo vetëm nuk e siguroi, por Fuga ushqeu mediat pranë tij me tituj bombastik, dhe një foto të Ramës me zhvilluesin e vaksinës, nuk I bëri qytetarët të besojnë se vaksina erdhi. Në fakt ajo nuk erdhi kurrë. 27 vendet europiane, kanë nisur tanimë vaksinimin, edhe vendet e rajonit, njëra në BE, Greqia, dhe tjetra jashtë saj, Serbia kanë nisur tanimë vaksinimin, shqiptarët e udhëhequr nga Edi Rama, JO!.
Që fajin nuk e ka BE, për vaksinën këtë ja ka bërë të qartë në tëitterin e tij, Endri Fugës, gazetari dhe aktivisti, Kristi Pinderi.
Gjithsesi, Pinderi jo vetëm që nuk ka marrë përgjigje, por ka marrë diçka më shumë sesa përgjigja, ka marrë atë që kjo qeveri di të japë më së miri, “bllok” nga drejtuesi i propagandës së Ramës, Fuga.

Në një analizë të hollësishme, “blloku” i Fugës ndaj Pinderit, thotë shumë; Ai nuk është një bllok, sepse personi i parë është bezdisur nga personi i dytë; Nuk është as bllok, se personi i parëm nuk do të ketë komunikim me personin e dytë; Por është një veprim që është praktikuar masivisht nga kjo qeveri që ditën e parë kur hyri në godinën madhështore krah bulevardit Dëshmorët e Kombit, është ai veprim që u mbyll gojën qytetarëve, duke u thënë “Kush je ti, të më kërkosh mua llogari?”, është ai veprim në fakt, që bëhet rëndom nga zyrat e Kremlinit të udhëhequra nga Vladimir Putin, ose nga Minsku i udhëhequr nga Aleksandër Lukashenko.
Gjithsesi, mes Kristit dhe Endrit ka një dallim esencial; I pari ka vrapuar drejt demokracisë, i dyti drejt Putinit; Në vendin ky ka vrapuar i pari, qytetari ka dinjitet, respektohet dhe është ai sovrani; në vendin ku ka vrapuar i dyti e dimë të gjithë çfarë ndodh!/ HistoriaIme
