Shtetet që paguajnë më shumë për internetin në celular, Shqipëria çmime relativisht të ulta
Për të blerë 1 GB internet për celularin e tyre, qytetarët e shteteve të Evropës duhet të paguajnë çmime të ndryshme.
Ukraina renditet si shteti me internetin më të lirë në kontinent, ku qytetarët paguajnë vetëm 0.45 € për 1Gb internet, ndërsa Greqia është e fundit në listë, ku përdoruesit e interentit detyrohen të paguajnë mesatarisht 28.88 € për 1 giga.
Ne analizën e kryer nga Cable, janë përfshirë rreth 6,313 plane tarifore të shteteve evropiane gjatë vitit 2018, prej të cilave është nxjerrë dhe një mesatare e shifrës që qytetarët paguajnë për 1 giga. Për shembull në Poloni 1 giga internet kushton 1.17 € , ndërsa në Gjermani 6.14 €, ndërkohë që Franca ka tarifa më të ulta prej 2.64 €.
Përsa i përket vendit tonë, Shqipëria renditet në vendet me internetin më të lirë në Ballkan. Përpara nesh renditet vetëm Rumania në vendin e 48-të me çmimin mesatar për 1GB të llogaritur në 1.89$ dhe në vend të dytë Shqipëria në vendin e 68-të me 3.22$.
10 vendet me internetin celular më të lirë në botë janë: India, Kirgistani, Kazakistani, Ukraina, Ruanda, Sudani, Sri Lanka, Mongolia, Birmania dhe Kongo. Në bazë të renditjes shikohet dhe mungesa e ndarjes përsa i përket cilësisë së internetit, ku në vendet e Evropës perëndimore po prezantohen teknologji të reja që po shkojnë drejt gjeneratës 5G, ndryshe nga shtetet e vendosura në vende më të varfëra të globit, ku interneti në celular është ende në hapat e tij të para përsa i përket avancimit teknologjik./k.j