“Hajde investoni në Shqipëri. Ne nuk kemi senat, nuk kemi sindikata, nuk kemi të majtë radikale dhe nuk kemi komikë në parlament”. Kjo është fjalia që ka nxitur debat në vitin 2014, e thënë nga kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite të kryeministrit Italian të kohës në vendin tonë, Matteo Renzi.
Në një indeks të fundit të publikuar nga Konfederata Ndërkombëtare Sindikale, konkretisht Indeksin Global të të Drejtave shpjegon të drejtat e punëtorëve në 144 shtete.
Shtypje, mosrespektim të kodit të punës, dhe skandale të shumta, që lidhen me puëntorët nxjerr në pah ky raport.
Shqipëria shkel rregullisht të drejtat e punëtorëve, thotë studimi. Rajonet më të vështira për punëtorët sipas indeksit janë Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut./ HistoriaIME