Shqipëria rrezikohet nga zhdukja e pyjeve
Studimi më i fundit nga Banka Botërore dhe të përpunuara nga portali Our World in Data, i cili ka llogaritur sipërfaqjet pyjore në të gjitha vendet e botës, e ka renditur Shqipërinë në fund krahasuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Spas të dhënave të mbledhura nga Banka Botërore dhe llogaritja mbi këto të dhëna nga Monitor, rezulton se sipërfaqja pyjore në Shqipëri arrin vetëm 27% të sipërfaqes në total të tokës.
Sipërfaqja pyjore në Shqipëri përllogaritet 7,715km2, çka tregon për një zvogëlim me 109 km2 më pak pyje se dhjetë vite më parë.
Në vendet e rajonit si Serbi, Maqedoni dhe Bosnjë sipërfaqja pyjore zë përkatësisht vlerat 31%, 39% dhe 43%.
Si vendi më i pyllëzuar i rajonit, konsiderohet Mali i Zi, ku 60% e sipërfaqes zihet nga pyjet.
Pyjet dhe pemët kontribuojnë në rritjen ekonomike, punësimin, sigurinë ushqimore dhe prodhimin e energjisë, dhe janë çelësi për t’i ndihmuar vendet të reagojnë ndaj ndryshimeve klimatike ndaj dhe shtetet e zhvilluara janë në përpjekje të vazhdueshme për t’i ruajtur ato.
Sipas të dhënave të publikuara Rusia, Brazili, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë shtete që kanë sipërfaqet më të mëdha pyjore, ku tejkalojnë 2.5 milionë kilometër në katror./M.B
Burimi : Monitor