Rrëfehet transgjinori 17 vjeçar, biseksual dhe me aftësi të kufizuara: Ndesh diskriminim brenda LGBT
Rian Hinley është trangjinori 17 vjeçar me aftësi të kufizuar të cilit i është dashur të tregojë për seksualitetin e tij si dhe identitetin gjinor personave më të dashur rreth tij, prindërve dhe të afërmve që kujdesen për të. Rian Hiney shpreson të kthehet në model për persona të tjerë LGBT me aftësi të kufizuar.
Gjatë fëmijërisë ai trajtohej si vajzë, ndërkohë Rian rrëfen për ‘’The Independent’’ se ai nuk është ndjerë kurrë si i tillë.
‘’Mamaja ime përpiqej gjithnjë të më vishte me rroba vajzash por unë refuzoja gjithnjë duke i treguar sa në siklet ndihesha. Vazhdimisht etiketohesha si ‘tomboy’ pra tip çunaku shprehet Rian,i cili ka lindur me një paralizë celebrale tetraplegjike.
‘’Është thjesht një fazë, ti nuk je një çunak dhe së shpejti do duash të vishesh si vajzë’’ ishin përgjgijet që merrte Rian më së shumti. Teksa Rian rritej ai rastisi në fjalor termin ‘’trans’’ – për ti dhënë një shpjegim gjendjes që ai ndjente. Termi përkufizonte një person që nuk identifikohet me identitetin gjinor të seksit që iu caktohet pas lindjes , ndaj nuk përputhet me seksualitetin e personit. Por fillimisht Rian kishte barrën e të dalurit hapur si biseksual.
‘’Fillimisht unë dola hapur si biseksual në moshën 15 vjeçare. Mbaj mend se ia thashë mamasë për herë të parë dhe më pas miqve. Nuk ishte shokuese për ta sa e mendoja se do të ishte’’.
Por Rian ndjente se diçka nuk shkonte akoma. Pas daljes hapur si biseksual, ndihej ende i pasigurtë për të artikuluar rreth identitetit të tij gjinor. Pas një gjendje të rënduar mendore Rian ra në depresion dhe ishte motra e tij që e vuri re këtë gjë për herë të parë. Me ndihmën e saj Rian ishte në gjendje të fliste hapur për identitetin e tij gjinor, i cili nuk i përkiste atij të caktuar pas lindjes. ‘’Thjesht e pyeta motrën se çfarë mendonte për emrin Rian? Më pas iu rrëfeva për gjithçka’’.
Çfarë e shqetësontë Rian më së shumti ishte reagimi i prindërve rreth identitetit të tij gjinor – prindërit ishin dhe personat që përkujdeseshin për të për shkak dhe të kufizimti të tij fizik. ‘’Nuk doja të zhgënjeja mamanë time dhe babanë i cili është stereotipi i babait konservator’’.
‘’ Në fund fare vendosa të dal hapur dhe për identitetin gjinor. Reagimi i babait më surprizoi pasi ai ishte mjaft i qetë për gjithçka që i kisha thënë. Në fillim më hidhnin batuta për emrin që kisha zgjedhur por pastaj çdo gjë shkoi perfekt’’.
Pavarësisht fitores së pranimit nga familja, Rian ndeshi paragjykime për shkak të kufizimit të tij fizik, pasi shumë njerëz e pyesnin se si mund të ushqente ai ndjenja seksuale si person me aftësi te kufizuara që është. Këto paragjykime u përforcuan kur ai doli hapur si transgjinor.
”Edhe brenda komunitetit LGBT ndesh paragjykime pasi shihem si person me aftësi të kufizuara dhe kjo gjë është shumë e trishtë” shprehet Rian.
Burimi: The independent