Riatdhesimi i luftëtarëve të ISIS dhe cënimi i sigurisë kombëtare

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të tërhiqen nga Siria. Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara synojnë të fitojnë kontrollin e enklavës së fundit që zotëron grupi militant “Shteti Islamik”, dhe kjo po konsiderohet të jetë fitorja përfundimtare ndaj grupit militant.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se “kalifati” i grupit militant, Shteti Islamik është në prag të kolapsimit dhe u bëri thirrje aleatëve evropianë “të marrin” mbi 800 militantë që janë kapur në Siri, për t’i riatdhesuar dhe dënuar.
Por mesa duket, procesi i riatdhesimit duket i pamundur për shtetet e Evropës, pasi shumë prejt tyre po këmbëngulin që gjykimi dhe dënimi i militantëve të ISIS të bëhet në vendet ku ato ndodhen, pasi riatdhesimi do përbënte rrezik për sigurinë kombëtare.
Ditën e djeshme këtë ide e theksoji ministrja e drejtësisë e Zvicrës. “Për mua, parësore mbetet siguria e popullit të Zvicrës dhe forcave të sigurisë” tha ministrja Keller-Sutter.
Disa ditë parë edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, tha se është “shumë e vështirë” të organizohet riatdhesimi i shtetasve evropianë, të cilët në Siri i janë bashkuar grupit militant “Shteti Islamik”.
Dhe Britania e Madhe ka refuzuar riatdhesimin e dy grave ish-luftëtare të ISIS, njëra prej të cilave është shtatzënë, por sërish nuk pendohet për veprimet e kryera në shërbim të kalifatit.
Luftëtarë të ISIS pati shumë dhe nga Shqipëria dhe nga Kosova. Rreth 250 luftëtarë mendohet se kanë ikut gjatë viteve të luftës në Siri dhe Irak, por ende nuk ka një reagim zyrtar mbi riatdhesimin e tyre, nëse do të bëhet i mundur ose jo./k.j
Burimi:REL