Redaktori gej i ‘‘Gay Times‘‘ i pushuar nga puna pas zbulimit të postimeve transfobike në Twitter
Redaktori i ‘‘Gay Times‘‘ është pushuar nga puna disa javë pas këtij emërimi si pasojë e zbulimit të disa postimeve të vjetra misogjiniste dhe transfobike që ky redaktor ka postuar më parë.
Josh River është emri i ish-redaktorit të cilit iu zbuluan disa postime në Twitter midis viteve nga 2010 në 2015 të cilat përmbanin komente ofenduese rreth grave, hebrenjve, kinezëve, lezbikeve, transgjinorëve si dhe njerëzve të cilët ai i ka cilësuar si të shëndoshë ose të shëmtuar.
Revista ‘‘Gay Times‘‘ u shpreh se i ka fshirë të gjithë artikujt e Josh si edhe e ka pezulluar nga puna.
Midis postimeve ofenduese, në njërin prej tyre thuhej se një aktor i cili po bënte audicione për rolin e një hebraiku, kishte një hundë qesharake mbi fytyrë, ose në një tjetër postim ai pohonte një shprehje nga seriali i animuar ‘‘Family Guy‘‘ ku thuhej se ‘‘Hebrenjtë janë të shpifur, është i vetmi besim fetar në botë me prapashtesën ew që nënkupton diçka e shpifur‘‘.
Zoti Rivers u emërua redaktori i revistës muajin e kaluar dhe do të ishte kthyer në editorin e parë me ngjyrë që gëzon në Britani postin e redaktorit për revistën ”Gay Times”.
Pas lançimit të emërimit të tij në fund të muajit të kaluar revista u shpreh se emërimi i Rivers me profesion menaxher marketingu, ishte një lëvizje strategjike për ta kthyer revistën në më gjithëpërfshirëse ndaj diversitetit në njerëzit e punësuar pranë saj.
Këto postime në Twitter u zbuluan nga BuzzFeed News. Revista lajmëroi largimin nga puna të redaktorit në një postim zyrtar në rrjetin Twitter ku thuhej ‘‘Këto postime të Josh River nuk përputhen me politikat dhe vlerat e revistës sonë. Kërkojmë ndjesë publike për ofendimin e shkaktuar, specifikisht për komunitetin e gjerë të cilit i janë targetuar këto postime fyese nga ish-redaktori”./k.m/
Më poshtë gjendet dhe postimi zyrtar i revistës ‘‘Gay Time‘‘:
Burimi: The Telegraph