Qeveritarët në grup për të linçuar Mirelën
Një shishe salcë mbi ministren e Arsimit Lindita Nikolla ka mjaftuar për të bërë bashkë një establishment me ministra, deputetë, krybashkiakë, ish-drejtorë dogane dhe drejtuese të forumit të gruas në linçimin publik të aktivistes Mirela Ruko.
Ish- kryeministri Pandeli Majko ishte i pari që i doli në krah ministres duke përdorur kartën e vandalitetit dhe sjelljes në kujtesë të piramidave të diktaturës.
“Shpreh solidaritetin tim, pasi ministrja pak më parë u bë pjesë e një gjesti vandal, ne jemi këtu edhe për të bërë debat. Dhe t’i imponohesh shoqërisë nëpërmjet vandalitetit na sjell pastaj tek kjo piramidë”, deklaroi Majko në aktivitetin ku të rinjtë e FRESSH festonin Ditën Ndërkombëtare të Studentëve.
Deklarata e Majkos u pasua nga ajo e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani i cili fliste për dhunë dhe i tregonte Mirelës se duhej protestuar, kur ajo me lëvizjen studentore “Për Universitetin” për më shumë se dy vjet kanë organizuar një seri protestash kundër reformës në Arsimin e Lartë.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=205074589936989&id=100013033472627
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është rreshtuar në krah të Linditës dhe kundër salcës, duke shprehur keqardhje në statusin që e mbyll me sloganin “#UnëJamMeLinditën!”
https://www.facebook.com/kodheli.mimi/posts/1162774987139173
Erjon Braçe reagon në një status të gjatë ku jep leksione për të majtën. Ai tregon se e majta e tij, ajo që ngrinte kartonat për të barazuar arsimin privat me atë publik kur Mirela me studentë e aktivistë protestonte përpara Parlamentit, të dëgjon dhe të pranon. Madje vazhdon edhe më tej, duke i treguar vajzës që mbeti pa shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike se e majta e tij është për shoqëri gjithëpërfshirëse e të barabartë.
Reagimi i plotë i deputetit Erjon Brace ne Facebook:
“Eshte rrugaceri! Nuk eshte e majte! E majta nuk e qellon fizikisht te ndryshmin! E majta e respekton, e degjon, e pranon, e kundershton me mendim, e sfidon me alternative, te ndryshmin. Po po, bashkejeton me te, me te ndryshmin! E majta nuk e qellon nje grua, kurre! Respekti per te eshte thelbi i nje shoqerie te gjere, perfshirese, te barabarte, qe ka ne thelb te menduarit, jo dhunen! Dhuna eshte rrugaceri, kur ka fill ideologjik eshte fashizem! Lindite e mire! Rrugaceria nuk te fyen, kurre nuk te poshteron dot! Spurdhjaket qe rrinin sus dhe pranonin sistemin e korruptuar te kioskave universitare qe ti shembe, kaq dine, kaq bejne, kurre punen qe ti bere. Fali si nxenesit e tu te dobet. Ke nje jete qe ke patur plot te tille. Dhe do kesh, patjeter do kesh.”
Reagimi i radhës ishte ai i Elisa Spiropalit, ish-drejtoresha e doganave që flet për prita dhe Kanun:
https://www.facebook.com/espiropali/posts/10155462434017926
Edhe deputetja Olta Xhaçka, drejtuese e forumit të gruas në Partinë Socialiste, u shpreh kundër aktit simbolik të Mirelës duke e quajtur atë akt primitiv dhe të pajustifikuar.
https://www.facebook.com/olta.xhacka/posts/10100177685144556
/l.k./