Qeveria “Rama II”, 5 plane veprimi pa Ministri të Mirëqenies Sociale
Qeveria “Rama II” e prezantuar dy ditë më parë, do të ketë 6 ministra më pak krahasuar me kabinetin e mëparshëm. Mes surprizave të shumta të qeverisë së re vjen edhe shkurtimi i drejtorive rajonale të mjedisit, shëndetësisë, arsimit dhe shërbimit social, nga 12 që janë tani, do të bëhen vetëm 4 në të gjithë vendin. Një ndër ministritë që do të shkurtohet është ajo e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e cila do të ndahet në dy pjesë mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe asaj të Shëndetësisë.
Pesë plane veprimi, por asnjë ministri që do t’i zbatojë:
MMSR e drejtuar fillimisht nga Kryetari aktual i Bashkisë Erion Veliaj e më pas nga Blendi Klosi, ishte një ndër prioritetet e qeverisë “Rama I”. Gjatë këtij katër vjeçari ky institucion ka hartuar 3 plane kombëtare veprimi në bashkëpunim me organizma ndërkombëtarë dhe organizata të shoqërisë civile. Shto këtu edhe 2 strategji kombëtare në lidhje me punësimin dhe sigurinë në punë:
I cili ka një sërë objektivash për këto dy komunitete mes të cilave nxitjen e përfshirjes sociale, trajtimin e çështjeve të përjashtimit dhe sigurimin e aksesit të barabartë në shërbime. Vetëm nga buxheti shtetit janë parashikuar të shpenzohen 3.1 milionë euro për këtë plan veprimi.
Plan i cili ka për qëllim “zhvillimin dhe koordinimin e politikave ndërsektoriale rinore në edukim, punësim, shëndetësi, kulturë dhe forcimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën shoqërore dhe proceset vendimmarrëse”. Vetëm nga buxheti i shtetit janë parashikuar 2.8 milionë euro për aktivitetet e tij.
Plani Kombëtar i Veprimit për Personat LGBTI në Shqipëri 2016-2020, i cili synon përmirësimin e jetës së këtij komuniteti nëpërmjet implementimit të politikave dhe strategjive për sigurinë, mbrojtjen, aksesin në shërbime. Ky plan kombëtar supozohet të ketë një buxhet prej 2.2 milionë euro.
E cila ka si objektiv kryesor identifikimin dhe skicimin e politikave nxitëse të punësimit dhe formimit profesional në vend. Në këtë strategji janë parashikuar 2.3 milionë euro nga buxheti i shtetit për implementimin e aktiviteteve të parashikuara në vitet 2014 – 2020.
Ky plan mbështet vizionin e qeverisë për “promovimin e një mjedisi pune të shëndetshëm dhe të sigurt dhe eliminimin e sëmundjeve profiesionale dhe aksidenteve në punë”. Në këtë dokument ky projekt cilësohet “nën patronazhin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”. Për zbatimin e të cilit vetëm nga buxheti i shtetit janë parashikuar të shpenzohen 10.3 milionë euro.
Por ajo që ndoshta shumë prej nesh pyesin veten me ndryshimet e reja të Qeverisë “Rama II” është: Çfarë do të ndodhë me planet e veprimit dhe strategjitë tani që nuk kemi Ministri të Mirëqenies Sociale?
Shkrirja e Ministrisë së Mirëqenies Sociale është një hap mbrapa në zbatimin e këtyre planeve strategjike, të cilat edhe kur ky institucion ishte ende “gjallë” kishin probleme të theksuara që nga hartimi e deri tek zbatimi.
Megjithatë në të gjithë këto dokumente theksohet qartë se Ministria e Mirëqenies sociale është hartuesi dhe përgjegjësi kryesor për implementimin e qindra aktiviteteve të parashikuara në secilin prej tyre.
A është shkrirja e MMSR një tregues se këto iniciative janë zhvendosur jashtë vëmendjes? Kjo mbetet për tu parë. Por ajo që dimë është se në katër vitet që lamë pas, u bë shumë pak për arritjen e objektivave të parashikuara në këto 5 strategji, të cilat do ta kenë akoma më të vështirë të çohen përpara me ministrinë e re të ndarë në dy pjesë mes Shëndetësisë dhe Financave.
/l.k./