Punonjësi i Gardës, vret me armën e shërbimit bashkëshorten

Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në Allias, ndërsa punonjësi i gardës Alket Arapaj është arrestuar nga policia pas vrasjes.
Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes. Mediat raportojnë se gardisti nuk donte që bashkëshortja të fillonte punë, si arsyen e ngjarjes.
”Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.”, shkruhet në njoftimin e policisë. /k.j