Procedim penal për drejtoreshën që ktheu shkollën në ambjent dasmash
Emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ publikoi rastin e shpërdorimit të detyrës nga ana e një drejtoreshe shkolle në rrethin e Gramshit. Kundrejt çdo rregulli, drejtoresha ka kthyer shkollën në ambjent dasmash dhe ceremonish mortore për banorët e fshatit. Në përgjimet e emisionit, tregohet se si drejtoresha jepte urdhër për shkurtimin e orëve mësimore sa herë kishte raste të tilla në fshat.
Zyra Arsimore e Gramshit ngriti një komision për të marrë masa ndaj drejtoreshës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Pas publikimit të pamjeve dhe reagimit të zyrës arsimore, drejtoresha e shkollës së mesme të përgjithshme në Gjergjovinë, është vendosur në hetim pasi akuzohet për shpërdorim detyre. 51-vjeçarja me inicialet I.B. po procedohet në gjendje të lirë. /k.j