Princesha Dajana një ikonë e komunitetit LGBT
Në mënyrën e saj të veçantë ajo ndihmoi duke ndryshuar mënyrën se si perceptoheshin gejtë në një periudhë kur ky komunitet shihej si një grumbull deviantësh dhe mbartësish të sëmundjeve.
Unë isha në klasë të gjashtë në gushtin e vitit 1997. Mësuesja na dha formularë për të plotësuar në mënyrë që të na njihte më mirë. Nuk i mbaj mend pyetjet- bëhet fjalë për 20 vite më parë – por e mbaj mend diçka ‘’ cilin personalitet do të dëshironit të takonit një ditë ?’’
Nuk kishte hezitim që ky personalitet do të ishte Princesha Dajana. Ajo vdiq pas një jave.
Padiskutueshmërisht mbetet ikonë për gejtë. Princesha Diana zotërontë një këmbëngulje dhe vendosmëri për të bërë gjërat në mënyrën e saj. Në deklaratat e saj ( tronditëse për familjen mbretërore) ajo shprehej se kishte rreth tre njerëz të tjerë të përfshirë në martesën e saj por e vërteta është se mund të aludohet pa frikë për katër, pesë a më shumë persona në lidhje jashtmartesore.
Diana vizitoi dhe preku të infektuarit me HIV ( shumica prej tyre gei) në një periudh ku askush nuk guxonte ta bënte një gjë të tillë. Fotot mbresëlënëse të Princeshës Diana duke përqafuar pacientët që ishin në agoni prej sëmundjes SIDA shërbyen si model për të gjithë familjarët që braktisën fëmijët e tyre në një periudh kur mbështetja e tyre duhej më shumë se kurrë.
Ajo rrethohej nga miqtë e saj homoseksualë dhe i frekuentonte eventet sociale të komunitetit LGBT. Një nga daljet e saj të fundit në publik ishte në varrimin e dizajnerit të modës Gianni Versace, një tjetër figurë e njohur e komunitetit LGBT.
20 vite më vonë duket se është zbehur roli i Dianës në luftën për të drejta të barabarta. Nisur dhe nga natyra e saj e dhembshur ajo i hapi dyert komunitetit gei./k.m/
Burimi: INDEPENDENT / gazetar: Skylar Baker-Jordan