Prezantimi i organizatave LGBTI në javën e Europës

Data 10 maj, në Tiranë shënoi një ditë të dedikuar aktiviteteve në kuadër të javës europiane. Përgjatë rrugës së pedonales, ishin të vendosura stendat e organizatave të ndryshme, të cilat shpërndanë broshura prezantuese në lidhje pasditen e ditës së sotme, për të prezantuar të rinjtë dhe të gjithë të pranishmit me punën e tyre të përditshme.
Po ashtu, në panair, u përfaqësua dhe stenda e komunitetit LGBTI, me raportin vjetor të botuar rishtazi dhe me broshura të tjera shpjeguese në lidhje me aktivitetet e qendrës rezidenciale “Streha”, apo platformën SOS LGBTI. Gjithashtu, u shpërndanë broshura në lidhje me edukatën e mbrojtjes ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, ku aktivistët e pranishëm në këtë stendë, së bashku me psikologen e Aleancës kundër diskriminimit të komunitetit LGBTI shpjeguan me durim për këdo që u afrua pranë kësaj stende, se ku konsistonin të gjitha shërbimet.
Sakaq, përfaqësues të organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe komunitetit LGBTI, në vecanti, morën pjesë në një panel prezantues gjatë pasdites së 10-majit në pedonalen e qytetit. Elvis Popaj nga qendra “Streha”, Arbër Kodra nga OMSA, Xheni Karaj nga Aleanca kundër diskriminimit LGBTI dhe Angjelos Feraj, aktivist i të drejtave të njeriut dhe komunitetit i cili ka ardhur posacerisht për të mbeshtetur në organizimin e Tirana Pride 2019. Secili prej tyre u ndal të theksonte situatën e komunitetit në Shqipëri dhe mbështetjen e nevojshme jo vetëm prej shoqërisë por edhe instancave shtetërore në tërësi.
Më tej, në orën 18.00 celet ekspozita “Empty Closets” e ideuar nga fotografja e talentuar Loreta Cuka, duke qendërzuar personalitetin e personave LGBTI, si një hap për të sensibilizuar opinionin publik, duke synuar të ndihmojë fuqizimin e tyre në shoqëri.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në datën 16 maj, pranë ambienteve të Qendrës Rinore Tiranë, duke mirëpritur cilindo të interesuar jo vetëm në imazhet fotografike, por edhe në biseda me aktivistët të cilët do të qëndrojnë përgjatë gjithë ditës duke pritur vizitorë.
Shënim: Në faqen e facebook Historia Ime, do të mund të gjeni më shumë detaje nga aktivitetet e ditës së sotme, në foto dhe video. L.K
