Policia e Manchester, e para në Britaninë e madhe që regjistron dhunën në familjet LGBT
Policia e qytetit të Manchester, është e para në Angli që regjistron zyrtarisht të gjitha rastet e dhunës familjare tek familjet LGBT.
Duke punuar ngushtësisht me qendrën e shërbimit dhe suportit për dhunën në familje “Indipendent Choices”, me fondacionin për personat LGBT dhe trajnuesit e specializuar, kjo polici krijoi kodin D66 për raportimin e krimeve.
Raste te abuzimit raportohen nën kodin D61 ose D62 dhe seksualiteti tregohet vetëm në rastet kur krimi i raportuar është i nxitur nga gjuha e urrejtjes.
Policët kanë marrë trajnime intensive për tiu përshtatur dhe ardhur sa më shumë në ndihmë viktimave të këtij lloj abuzimi.
Inspektorja Myra Ball shprehet: “Ky është një hap galopant në trajtimin e dhunës fizike specifikisht të adresuar ndaj komunitetit LGBT këtu në Manchester dhe është detyra e përgjegjësia jonë që të mbështesim në maksimum të gjitha viktimat në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Deri tani janë regjistruar në policinë e Manchester rreth 150 incidente abuzimi dhe dhunimi që prej lancimit të kodit D66 në gjyqin e zhvilluar në qershor të vitit të kaluar
Nick Noone drejtuesi ekzekutiv i Galop tha: “Dhuna në familje nuk diskriminon, dhe këtë duhet të bëjë dhe raportimi i saj. Ne shpresojmë se D66 do të inkurajojë policinë e Manchesterit të ndërmarrë më shumë nisma të ngjashme”
http://www.pinknews.co.uk/2017/04/10/manchester-police-is-first-in-the-uk-to-officially-record-lgbt-domestic-abuse/
/k.m./