Pete Buttigieg, kandidati gej shpall fushatën historike në Shtetet e Bashkuara

Pete Buttigieg, kryebashkiaku i qytetit South Bend të Indianas, një ish-veteran lufte, shpalli ditën e djeshme zyrtarisht fushatën për tu përzgjedhur si kandiatura e Partisë Demokratike të SHBA për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Ai i bashkohet listës së gjatë të kandidatëve demokratë që synojnë të përballen me presidentin aktual Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme.

Pete me bashkëshortin e tij Chasten
Prej 2 mandatesh kryebashkiak i South Bend, ai shpalli kandidaturën në një takim me mbështetësit në qytetin e tij, një vendim që u prit pozitivisht nga demokratët kudo në vend dhe që po rrit shpresat për një rimëkëmbje të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Buttigieg është gej, prej qershorit të shkuar i martuar me bashkëshortin e tij Chasten dhe po kthehet me kalimin e ditëve në kandidaturën më shpresëdhënëse në kampin demokrat.
Në vitin 2009 ai ju bashkua forcave të armatosura dhe në vitin 2014 shërbeu për 7 muaj në një nga misionet ushtarake në Afganistan.
Të drejtat e komunitetit LGBT+, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të platformës së tij progresiste elektorale, e quajtur si një platformë e ndikuar nga kapitalizmi liberal, me fokus kryesor shëndetësinë e aksesueshme për të gjithë, të drejtat e punëtorëve dhe politika ekologjike për pakësimin e efekteve të ngrohjes globale.
Kjo garë nuk është thjeshtë një garë elektorale, por një garë për fitimin e një epoke. Nuk përfshin vetëm katër vitet e ardhshme, por synon të përgatisë vendin tonë për një jetë më të mirë në dekadat në vijim.
Është ende herët për të përshkruar një fitues së garës midis demokratëve, por vendimi i Buttigieg për të kandiduar ka bërë bashkë shumë demokratë të moderuar e të qendrës, të cilët brenda partisë dhe mbi 15 kandidaturave të tyre, ende nuk janë të bashkuar me një platformë të vetme elektorale, e cila do të sfidojë presidentin Trump në zgjedhjet e 2020-ës./k.j