Përfundon me sukses “Historia Ime summer school” #Storytelling.

Prej datës 21 deri me 23 Qershor shkolla verore e shtata me radhë që organizohet nga Historia Ime, u mbajt në Pogradec.
Këtë vit shkolla verore u fokusua në storytelling, ndërsa pjesëmarrësit u trajnuan nga profesionistë të fushës, në fotografi, narrativë të storytelling dhe digital storytelling.
Në shkollën verore studentët kuptuan kontekstin historik të storytelling, analizuan në mënyrë kritike rolin e storytelling në aktivizëm; analizuan në mënyrë kritike rolin e tyre individual në ndërtimin e historive dhe si ato shërbejnë për të ndërtuar histori kolektive; dhe se cilat janë aplikacionet dhe metodat që ndihmojnë për të realizuar storytelling digjital.
Gjatë 3 ditëve të shkollës verore, pjesëmarrësit veç teorisë, krijuan storytelling të tyre, histori të shkruara, foto e video, të cilat do të publikohen në ditët në vijim në Historiaime.al
Kjo shkollë verore u mbështet nga Bashkimi Europian, dhe Agjencia Franceze për Zhvillim!









