Pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë i bashkohen grevës

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të Asamblesë së Stafit Akademik, Pedagogët e Fakultetit të Histori – Filologjisë vendosën të bojkotojnë mësimin, deri në fund të javës, e më pas bojkoti do të bëhet një herë në javë.
Pedagogët dolën publikisht në mbështetje të protestës së studentëve dhe kërkojnë nga qeveria shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.
“Në këtë javë u vendos të shpallet javë protestë dhe javën në vijim protesta të vazhdojë një ditë me kalendar. Si dhe ndërgjegjësimin e qytetetarëve për Arsimin e Lartë. Presim zgjidhje nga qeveria”, deklaroi Dekani Sabri Laci.
Pedagogët e FHF ju bashkuan kolegëve të tyre të Shkencave Sociale në vendimin për mbështetjen e studentëve përmes grevës studentore.
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Shkencave Sociale, Historisë-Filologjisë dhe Politeknikut, vazhdojnë bojkotin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që profesorët e fakulteteve të tjera s’kanë ende një vendim për veprimet e tyre në vazhdimësi. /k.j