Zjarret e Siberisë nuk po zvogëlohen – por po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha, pavarësisht ndërhyrjes së forcave ajrore ruse, paralajmëroi “Greenpeace” nga Rusia të hënën.
“Pavarësisht deklaratave të autoriteteve ruse, zona e zjarreve në Siberi nuk po zvogëlohet. Sipas të dhënave satelitore “ISDM-Rosleskhoz”,- më shumë se 4.3 milion hektarë po digjen aktualisht – tha grupi i mjedisit në një deklaratë.
Eksperti i Greenpeace për zjarret, Anton Beneslavsky rrëfeu për reagimin e ngadaltë të autoriteteve. “Përmasat e marra deri më tani, vështirë se mund të kontrollohen. Zjarri tashmë është shumë i madh,” tha Beneslavsky. Ai shtoi, se situata mund të bëhet potencialisht më e rrezikshme për popullsitë lokale, pasi zjarret mund të zhvillohen në mënyrë të paparashikueshme drejt zonave të banuara. Edhe nga një distancë e largët, ekspozimi ndaj tymit mund të përbëjë një rrezik për shëndetin, vijoi eksperti.
Rrjeti satelitor i BE-së “Copernicus”, gjithashtu, publikuan të dhëna që tregojnë për shpejtësinë me të cilën po përhapet zjarri në disa zona.
‘Katastrofa ekologjike’
Presidenti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse të merrte pjesë në përpjekjet e zjarrfikësve në Siberi.
“Qindra njerëz janë të prekur nga efektet e tymit,” tha zv.ministri i urgjencës Alexandr Chuprián, i cili arriti të Dielën në rajonin e Irkutsk për të koordinuar operacionet e zhdukjes.
Një seri zjarresh të mëdha janë përhapur në rajonin lindor të Siberisë ruse, duke bërë që shtetet të shapllin gjendjen e emergjencës, duke shkaktuar kësisoj zemërim nga vendasit që thonë se autoritetet nuk po reagojnë sa duhet.
![](https://historiaime.al/wp-content/uploads/2019/08/808x454_cmsv2_05110507-9399-56c7-aae6-29182cabaf7c-4067692.jpg)
Përmbytje të mëdha
Ndërsa disa pjesë të Siberisë kanë qenë duke luftuar me efektet e zjarreve të mëdha, pjesa tjetër kanë qenë duke luftuar kundër një episodi tjetër të madh përmbytjesh.
Raundi i parë, erdhi pasi një ciklon goditi jugun e rajonit në qershor, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm që nxorrën nga shtrati brigjet e lumenjve dhe përmbytën vendbanimet lokale.
Të paktën 25 njerëz mbetën të vdekur gjatë përmbytjeve të muajit të kaluar dhe shtatë persona janë deklaruar të humbur.
Të mërkurën, nga Ministria e Emergjencave ruse, u deklarua se 25 vendbanime të tjera ishin përmbytur, duke iu shtuar bilanceve të më shumë se njëqind prej të cilave të përmbytura në qershor. /l.k/
Për më shumë informacion, klikoni si më poshtë: