“Panama Papers” Burimi thyen heshtjen, kërkon imunitet në këmbim të bashkëpunimit
Burimi anonim pas rrjedhjes së informacionit në skandalin “Panama Papers” flet për herë të parë, duke u ofruar ndihmë autoriteteve ligjore për të proceduar të dyshuarit, në këmbim të imunitetit. Në një deklaratë prej 1800 fjalësh, “John Doe” tregon se nuk ka punuar asnjëherë për ndonjë agjenci spiunazhi apo ndonjë qeveri. Ai e nis deklaratën duke cituar ndjeshmërinë ndaj “pabarazisë së të ardhurave”, si motiv të veprimit të tij.
Letra e “John Doe” e publikuar në faqen zyrtare të Panama Papers:
“Pabarazia e të ardhurave është një nga çështjet më të rëndësishme të kohës tonë. Ajo na prek të gjithë ne, në të gjithë botën. Debati mbi rritjen e saj të shpejtë është ndezur ndër vite, nga politikanë, akademikë dhe aktivistë të gjithë të pafuqishëm në ndalimin e rritjes së saj të qendrueshme, pavarësisht fjalimeve, analizave statistikore, protestave dhe dokumentarit okazional. Megjithatë pyetjet mbeten: Pse? Dhe pse tani?”, nis letra e “John Doe”.
“Panama Papers i japin këtë përgjigje pyetjeve: Korrupsioni masiv dhe i përhapur. Nuk është rastësi që përgjigja vjen nga një firmë ligjore. Më shumë se thjesht një hallkë e “menaxhimit të pasurisë”, Mossac Fonseca ka përdorur influencën e saj për të shkruar dhe përthyer ligjet në botë, në favor të interesave kriminale për disa dekada”, vazhdon më tej ai.
“Kompanitë Guaskë shpesh janë të lidhura me krimin e evazionit fiskal. Panama Papers tregojnë se përtej hijes së dyshimit se këto kompani janë të ligjshme sipas definicionit, ato janë përdorur për të kryer një rrjet të gjerë krimesh të rënda, që shkojnë përtej shmangies së taksave.”
Më tej burimi sqaron se ai nuk punon dhe nuk ka punuar kurrë për asnjë agjenci spiunimi: “Për ta saktësuar, unë nuk punoj dhe nuk kam punuar kurrë për asnjë agjenci inteligjence, as direkt as si i kontraktuar. Pikëpamja ime është trërësisht personale, ashtu si ishte vendimi për të ndarë dokumentat me “Süddeutsche Zeitung” dhe Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë, jo për ndonjë qëllim të veçantë, por sepse kam kuptuar mjaftueshëm përmbajtjen e tyre, aq sa për t’u ndërgjegjësuar rreth skallës së padrejtësisë që ato përmbajnë.”
Më tej ai argumenton se si sistemi ligjor ka dështuar në demokraci: “Qeverisja demokratike varet nga personat përgjegjës në të gjithë sistemin, që ta kuptojnë dhe ta mbështesin ligjin, jo ta kuptojnë dhe ta shfrytëzojnë atë. Avokatët janë bërë aq të korruptuar, sa është e domosdoshme që të ndodhin ndryshime të mëdha në profesion. Fillimisht termi “etikë ligjore”, është bërë një oksimoron (figurë letrare që bën bashkë dy elementë kontradiktorë). Mossack Fonseca, pavarsisht gjobave të shpeshta dhe shkeljeve të rregullores, ka gjetur aleatë dhe klientë në firmat ligjore më të mëdha të çdo shteti. Nëse ekonomia e dështuar e kësaj industrie nuk do të ishte e mjaftueshme, tani nuk mund të mohoet që avokatët nuk duhen lejuar të rregullojnë njëri-tjetrin. Thjesht nuk funksionon. Ata që kanë mundësi të paguajnë më shumë, gjithmonë do të gjejnë një avokat që to t’i shërbejë qëllimeve të tyre, qoftë ky Mossac Fonseca apo një firmë tjetër për të cilën nuk ka dijeni. Po pjesa tjetër e shoqërisë?”
“Historia mund të tregojë lehtësisht se si çështjet që lidhen me taksimin e padrejtë apo pabarazitë e pushtetit kanë sjellë revolucione në të shkuarën. Atëherë, fuqia ushtarake mund t’i nënshtronte njerëzit, ndërsa tani mund të nënshtrohen përmes kufizimit në aksesin e informacionit . Megjithatë ne jetojmë në një kohë ku hapësira dixhitale nuk është e kushtueshme dhe lidhja përmes internetit mund t’i kalojë lehtësisht kufijtë kombëtarë. Nuk nevojitet shumë për t’i lidhur këto pika: nga fillimi në përfundim, nisja e shpërndarjes globale mediatike, revolucioni i rradhës do të jetë dixhital
Ose ndoshta, ka filluar tashmë”, mbyllet letra e “John Doe”.
/l.k./