Pallati që rrezikon banorët nga momenti në moment
A1 Report raporton se një pallat 2-katësh në fshatin NUAJ të Krujës rrzikon të shembet nga momenti në moment,duke rrezikuar jetën e 2 familjeve që vazhdojnë të jetojnë në të. Çarjet e tij në fakt kanë kohë që kanë filluar por reshjet e kohëve të fundit e kanë rigjallëruar dhe aktivizuar këtë fenomen të rrezikshëm, po ashtu edhe lëkundjet e tërmetit të rënë para afro 2 muajsh.
Muret kanë pësuar çarje të thella, po ashtu edhe kollonat. Deformimet dhe shtrembërimet e mureve të pallatit janë të asaj shkalle sa që në çdo moment ai mund të shembet duke zënë banorët nën rrënoja. Në këtë pallat para disa kohësh jetonin 8 familje, por 6 prej tyre janë larguar për shkak të rrezikut serioz për jetën, ndërsa 2 familje me 10 persona (5 secila) nuk kanë pasur mundësi ekonomike të largohen dhe janë të detyruar të jetojnë me rrezikun për jetën fare pranë.
http://https://www.youtube.com/watch?v=aeXXtk9c5O8#t=57