Qindra nxënës, kryesisht maturantë, kanë protestuar për të dytën ditë me radhë para Ministrisë së Arsimit, për shkak se testi i Maturës, i Gjuhës dhe Letrësisë, është duke u konsideruar skandaloz për nga pyetjet që janë bërë aty.
Nxënësit ndryshe nga dje, ditën e sotme kanë bllokuar rrugën e Durrësit, ku kërkojnë nga MARS plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.
Por ndërkohë drejtoresha e shërbimeve arsimore, Rezana Vrapi në një deklaratë dje për shtyp tha se kërkesa e maturantëve për mundësi rivlerësimi nuk do të plotësohet.
“Në lidhje me rishikimin e testit nuk shikoj asnjë arsye pikërisht për shkak të procedurave që ne ndjekim qe nga ndërtimi e dërgimi i tyre te maturantët. Jua them me bindjen më të plotë s’ka gabim. Nëse do të ketë një arsye për shpërndarjen e pikëve patjetër do ta bëjmë”.
Edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një reagim në “facebook” u dha besimin ekspertëve të provimeve, ndërsa e cilësoi protestën të nxitur nga opozitam dhe e mbështetur po nga opozita.
Maturantët paralajmëruan për bojkot të provimit të radhës nëse Ministria e Arsimit nuk do të reagonte.
Pyetja që ҫoroditi të gjithë:
Gjimnazistët e cilësuan të vështirë provimin dhe me pyetje abstrakte apo që gjendeshin jashtë programit. Vëmendje të veçantë mori një nga pyetjet e provimit, e cila kishte në qendër të saj personazhin Turi.
Por cila ishte pyetja e shumëpërfolur?
Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të , bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje dhe Turi, i cili fillimisht ishte ndjerë i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkë, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur, ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.
Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
A) Duke u përqëndruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për ta kthyer barkën në një pozicion të sigurt.
B) Ndërkohë, uji i ftohtë i lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.
C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.
D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën./ HistoriaIme