“Nuk je e virgjër? Atëherë nuk mund të marrësh diplomë” Ligji i ri për shkollat indoneziane
Vajzave të qytetit Jember në Indonezi mund tu rrezikohet karriera e tyre shkollore. Sepse administrata e qytetit do të aplikojë një ligj të ri për shkollat. Ligji do të lejojë vetëm vajzat e virgjëra të marrin diplomat.
Kjo do të thotë se studentet minorene, nga momenti që do të aplikohet ky ligj, duhet t’i nënshtrohen testit që tregon nëse kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Këtij testi, dhe pse nga viti 2010 duhet të ishte i ndaluar, i nënshtrohen dhe gratë indoneziane të cilat duan të bëhen pjesë e policisë ose ushtrisë.
Në favor të ligjit është Partia e ndërgjegjes Popullore Indonezian “Hanura”, kryetari i të cilës Habib Isa Mahdi tha se nëse vajzat kryejnë marrëdhënie seksuale paramartesore me djem të moshave të ndryshme rrezikohet e ardhmja e vendit.
Mbështetje ka patur dhe nga Partia Konservatore dhe islame “Zgjimi Kombëtar” përfaqsuesi i saj Myftiu Alo tha: “Nëse nuk janë të virgjëra, mos i kaloni në provime”
Gazetarja Phelim Kine e gazetës Human Rights Watch i ka dalë në krah vajzave duke kundërshtuar ligjin. Ajo ka përdorur një artikull në gazetë për t’i tërhequr vëmendjen Presidentit indonezian mbi këtë çështje:
Një ligj i tillë kaq i lidhur me një ide që grave në perëndim tani iu duket e vjetëruar, në këto kohë të vështirë mund të rrisë tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit.
Mbi të gjitha ky ligj mund të ndikojë në jetën e grave dhe vajzave indoneziane të cilat jo vetëm që nuk do të jenë në gjendje të ndjekin studimet por do të përballen dhe përqeshje dhe tallje nga shoqëria.