Një sqarim për “seksin me turistë”
Posted On 11/07/2023
0

Një ditë më parë, HistoriaIme publikoi një lajm me titull; “Kujdes seksi me
turistë në verë!”
Në tekstin e këtij lajmi flitej për sezonin veror, ndërsa shkruhej: …Por,
krahas prurjeve të mëdha ekonomike për vendit, turistët mund të sjellin në
vendin tonë edhe një sërë sëmundjesh të ndryshme përfshirë ato Seksualisht të
Transmetueshme!
Sipas Shoqatës së personave me HIV/AIDS trendi i të prekurve me sifiliz
vitet e fundit, është shtuar në Shqipëri, ndaj ata bëjnë apel që qytetarët të
kenë kujdes.
Mos harroni të kryeni marrëdhënie seksuale me prezervativ dhe mjete te tjera
mbrojtese.
Sigurohini që të keni kryer analizat e infeksioneve seksualisht të
transmetueshme, dhe bëni biseda të sinqerta me partnerin ose partneët tuaj
seksual përpara aktit.”
Më pas jepeshin edhe 5 këshilla si të kryeni seks të sigurt!
Por pasi lajmi u hodh, një komentues në instagram shkruajti komentin më
poshtë.
Duke mos dashur që të krijojmë asnjë keqkupim, ne vendosëm që ta fshijmë
lajmin për të sqaruar se nuk kishte asnjë qëllim për të stigmatizuar personat që
jetojnë me HIV/Aids ose persona të tjerë që kanë indeksione seksualisht të
transmetueshme.
Në dhamë 6 këshilla për një seks të sigurtë, këshilla këto që gjenden edhe në
faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por edhe të Qendrës për
Kontrollon dhe Parandalimin e sëmundjeve Infektive në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës.
Aq më pak, ne nuk kemi dashur që të themi “mos bëni seks”.
Është e vërtetuar shkencërisht se seksi është i shëndetshëm për njeriun,
ndaj kryerja e marrëdhënieve seksuale si në sezonin e verës, por edhe gjatë
gjithë vitit është normale.
Gjithsesi, ekspertët e shëndetit Publik, këshillojnë në vazhdimësi qytetarët
e mbarë botës, që të jenë të kujdeshëm në mënyrë që të minimizojnë shpërndarjen
e infeksioneve dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Në këtë link ju do të mund të gjeni këshilla të vlefshme për parandalimin e përhapjes së Sëmundjeve Seksualisht të transmetueshme./ HistoriaIME