Nisma #Thurje: Përgjigje për Erjon Braçen
Nisma Thurje, një nismë qytetarësh që u bë e njohur falë planit tre pikësh për energjinë elektrike, këtë herë i është kundërpërgjigjur reagimit të deputetit Erjon Brace ndaj Ben Blushit.
Deputeti Erjon Braçe i është përgjigjur pyetjeve që i bëjnë ndjekësit e tij në Facebook por edhe editorialit të kolegut të tij Ben Blushi. Ai ka theksuar në komentet e tij se rritja ekonomike dhe punësimi janë në rritje, ndryshe nga c’thuhej në editorialin e Blushit. Më poshtë është përgjigja e “Nisma Thurje” për këtë qëndrim të Braçes.
Përgjigje për Erjon Braçen
E lexuam shkrimin tend me te cilin e demaskove kolaboracionistin mikro-borgjez Ben Blushi ne sy te te gjitheve. C’ka eshte per t’u duartrokitur eshte gatishmeria jote quasi-ushtarake, megjithese ti s’ja ke pertuar ndonjehere kur ka ardhur puna.
Megjithate me ato shifrat sikur e kishe tepruar pak, dmth pak si shume. Nuk po e bejme per t’i mbrojtur krahet Blushit, por po e bejme thjesht nga mllefi. U lodhem duke iu degjuar qe na mashtroni dhe na merrni per idiote. Dhe kush..??
A e di qe rritja ekonomike ne 2014 ka qene 1.7% dhe jo 1.89%? Natyrisht, kjo per njerezit normale te cilet besojne se BERZH eshte me i besueshem se INSTAT-i i Rames. E pra BERZH ka thene qe ne 2014 ekonomia u rrit nominalisht me 1.7%, ndersa INSTAT-i i Rames ka thene qe u rrit me 1.89%. Le ta zgjedhin vete njerezit ke te besojne ty dhe INSTAT-in apo Blushin dhe BERZH.
Per cdo paqartesi referoju ketij linkut: http://2014.tr-ebrd.com/albania/
A e di qe ne fillim te 2012 papunesia ka qene 13%, ndersa sot eshte 18%? Lexoji ndonjehere raportet e BSH se harrove qe paguajme nje mal me njerez pikerisht qe ti te mos flasesh 5 me poshte 15 me lart, por te jesh ekzakt. Harrove qe bere namin 4-5 muaj me pare per rrogat qe ju japim atyre te Bankes? Te pakten t’u lexojme raportet, se i paguajme si frengu pulen. http://www.bankofalbania.org/…/Raporti_Vjetor_2012_6609_1.p…
Dhe kur Blushi thote qe u rrit me 7%, nuk e ka dhe aq gabim sepse 5% eshte diferenca nga 13% ne 18% dhe po te marresh parasysh qe minimalisht 2pp(%) eshte rregullimi qe i ka ardhur raportimit si pasoje e metodologjise qe perdor INSTAT (e di ti qe INSTAT gjate anketimit te kampionit konsideron si te punesuar dhe rastet kur nje individ punon vetem 1 dite gjate nje jave??), i shkon aty te 7%, madje dhe me shume.
A e di ti qe ISSH ne dy Raporte te ndryshme, ne ate te vitit 2013 dhe 2014, ka ndryshuar qellimisht nr e kontributoreve, vetem e vetem per t’i ardhur sipas fijes Kryeministrit dhe per te treguar qe nr i te punesuarve eshte rritur me 93.000? http://www.issh.gov.al/al/raporti-vjetor/ Lexo pak aty raportin per vitin 2014 dhe ate per vitin 2013.
Me poshte po t’i nxjerrim dhe foto te raporteve dhe shiko cfare gallate: – Ne Raportin e 2013 nr i kontributoreve per 2013 eshte 702.086 persona, ndersa ne Raportin e 2014, nr. i kontributoreve per vitin 2013 u be papritur 561.169 persona. Kjo pasi duke qene se nuk ndryshojne dot nr. e kontributoreve ne 2014, pasi ka kunderpartine e saj ne llogarite e kontabilitetit, pra eshte e reflektuar ne te ardhura, dhe duke qene se Kryeministrit i duheshin patjeter rreth 100.000 te punesuar te rinj, ia kerciten rruges me te lehte…ndryshuan te dhenat e kontribuesve ne 2013. Kjo do te thote qe nese iu referohemi te dhenave te vjetra, nr i kontributoreve ne ISSH, qe lidhet drejtperdrejte me nr e te punesuarve (pa iu referuar atyre budallalliqeve te INSTAT, me gjoja anketa me kampione, ku dikush merr 200 Leke nje dite se shkoi pagoi dritat e komshiut dhe quhet i punesuar..) i bie qe nga 2013 ne 2014 te jete ulur nr i te punesuarve me rreth 51.000 persona.
Nje sygjerim, meqe je dhe kryetar i komisionit te ekonomise, folu pak atyre te ISSH se lane nam. Nuk ndryshohen shifrat aq trashe, aq me teper ne raporte qe mbeten te publikuara. A e di qe Eduart Shalesi, kur Rilindja ishte ne opozite, na premtoi qe ju nuk do te na genjenit kaq trashe?
A e di ti qe ata te cilet pesuan rritje te cmimit te energjise ishin rreth 75% e konsumatoreve familjare? Dhe nuk ka pasur ndonjehere cmim 9.7 Lek/Kwh, ka pasur 7.7 Leke/Kwh deri ne 300KW. Dhe ky u be 9.5 Lek/Kwh. Pra u rrit me 24%. Dhe u goditen ata te cileve energjia u kushton me shume, te varferve. Dhe kush do ta mendonte? Ju jeni dhe te majte…
A e di ti qe nga fondi i parashikuar, 1.6 miliarde leke per kompensimin e energjise per shtresat ne nevoje, po iken gjysma e vitit dhe nuk eshte shperndare ende asnje qindarke?
Kjo historia e kompensimit te energjise elektrike me kujton nje histori. Eshte interesante. Ne 2013, kur u miratua Buxheti i 2014, meqenese ishte viti i pare qe mazhoranca e re miratoi nje Buxhet dhe e nisi qe ne fillim me kemben e tersit duke propozuar nje pakete fiskale me taksa te rritura, qe ta shlyente pak fajin ne syte e publikut, miratoi dhe nje fond 1.1 miliarde leke per t’ua shperndare familjeve ne nevoje per neutralizimin e efekteve te rritjes se taksave. Por nga ai i fond nuk u shpernda kurre asnje qindarke. Dhe e di kush ishte arsyeja? Sepse ata te Minstrise se Mireqenies nuk gjeten dot mundesine te conin ne Keshill te Ministrave per miratim VKM-ne me modalitetet e shperndarjes se fondit.
Tani cfare po ndodh sivjet me fondin per kompensim. Iku gjysma e vitit dhe njerezit e shkrete s’kane marre ende asnje qindarke nga ai i flamosur fond per kompensim. E ngacmuan Ministrine e Mireqenies Sociale per kete ceshtje dhe, pavaresisht se tani ministri ka marre lejen e krijimtarise, e dha nje shpjegim me arsyen pse nuk kishte filluar shperndarja akoma. Dhe gjeje kush eshte arsyeja…
E gjete! – Nuk eshte pergatitur ende VKM-ja. Hahaha.. Ironia ne ate ministri eshte gdhendur qe tek emri.
A e di ti qe vertet ne Akcizen, si emertim akcize, mund ta kemi me te ulet se shume vende ne Europe, por totali i taksave indirekte akcizuese prej 67 Lek/Liter, ose 0.479 Euro/Liter per Dieselin eshte me i larte se te gjitha vendet e EU, pervec Britanise se Madhe, Italise, Hollandes, Suedise, Slovenise.
Dhe dicka tjeter. ti e di qe ne paguajme Takse Qarkullimi edhe kur presim taksat vjetore te automjetit edhe kur blejme nafte? Thuaji Rames qe me ate arsyetimin e Takses se Qarkullimit qe paguhet tek nafta, duket sikur e ka lexuar te Wikipedia a.k.a sikur e ka blere tek tregu çam. Se mesa duket KM nuk e di qe ne paguajme Takse Qarkullimi dhe tek taksat e makines.
Se nuk po me rrihet pa t’i thene dy fjale.
E para – Po si ndodh qe rrisni taksa dhe tatime, investime nuk kryeni as gjysmat e atyre qe jane kryer, dhe prape e quani arritje te ulni borxhin me 0.4% (ishalla se me te pritur eshte ky muhabeti i borxhit)? Cfare i beni leket se kjo eshte e paqarte?
Dhe tjetra, a e di ti qe megjithese shlyet gati 500 milione USD detyrime te prapambetura, qe jane baraz me 40% te gjithe portofolit te kredive te keqija, dhe prape kredite e keqija mezi u ulen vetem me -2%??!!! Si humben gjithe ato leke ne informalitet qe s’u reflektuan ne llogarite e bankave???!! Kujt ja keni dhene ato leke, pashi ate Zot??