Nga muaji mars patenta me pikë. Mësoni si mund të hiqen dhe rifitohen pikët
Nga 21 janari i këtij viti kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, ndër të tjera përfshihet dhe patenta me pikë. Sistemi i ri i patentave, pritet të vihet në zbatim brenda muajit mars.
Leja e drejtimit me pikë do të zbatohet si unifikim i praktikave europiane. Qëllimi kryesor është identifikimi dhe sanksionimi i kundravajtësve të përsëritur të normave të sjelles në trafikun rrugor.
Mbajtësi i cdo leje drejtimi, si dhe personat që e marrin për herë të parë lejen e drejtimit, zotërojnë nga 20 pikë. Cdo drejtues mjeti mund ta kontrollojë gjendjen e pikëve të tij në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Si mund t’i humbasim pikët?
Çdo drejtues mjeti, i cili ka pikë të plota (20 pikë), dhe nuk bën shkelje për një periudhë prej dy vjetësh, i shtohet një kredit prej 2 pikësh. Maksimumi i pikëve që mund të shtohet është deri në 10 pikë. Kur drejtuesi i mjetit nuk ka 20 pikë për shkelje të mëparshme dhe nuk bën shkelje të tjera për një periudhë prej 2 vjetësh, rikthehet gjendja fillestare prej 20 pikësh.
Shkelje të rënda që mund të të bëjnë të humbasësh lejen e drejtimit janë: aksidentet rrugore dhe largimi nga vendi i ngjarjes në rast aksidenti; drejtimi i automjetit në gjendje të dehur etj.
Të gjithë ata që kanë bërë brenda një viti tre shkelje me nga 5 pikë, do të duhet të kaljonë në test për të rimarrë lejen e drejtimit.kthimi i lejes së drejtimit të pezulluar dhe sasisë së 20 pikëve bëhet kur personi fiton provimin e kualifikimit. Pyetjet e provimit thuhet nga DPSHTRr do të përmbajë pyetje nga kapitulli i “Normave të sjelljes” në Kodin Rrugor.
/BalkanWeb