Nga karta e shëndetit, tek “letra e shëndetit”
Karta e Shëndetit, është një nga projektet kryesore që synon të dixhitalizojë regjistrin kombëtar të institucioneve shëndetësore. Nisma e vënë në zbatim që nga janari i vitit 2015 synonte zëvendësimin e librezave të vjetra shëndetësore.
Në fund të vitit të kaluar, pajisja me kartë shëndeti krijoi kaos dhe radhë të gjata të qytetarëve që prisnin me ditë të tëra përpara sporteleve. Por duket se sot, me mbarimin e tenderit, ka mbaruar edhe prodhimi i kartave. Në vend të kartës, pacientët tashmë pajisen me një letër A4 e cila zëvendëson dokumentin kryesor që të lejon të marrësh shërbim shëndetësor në Shqipëri.
“Pro Pacientit”, raporton se sipas prononcimeve nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ky problem duhet të ishte zgjidhur që në muajin Maj, por ende sot asgjë nuk është bërë.
/l.k./