Mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve!

Mijëra qytetarë kanë protestuar të mërkurën në Tiranë kundër rritjes së çmimeve!
Karburantet dhe produktet ushqimore kanë kapur vlerat më të larta historikë në Shqipëri, ndërsa qytetarët kërkuan nga qeveria që të ndërhyjë dhe të marrë përgjegjësi.
Deri më tani mësohet se në polici janë shoqëruar 20 qytetarë, që morën pjesë në protestën kundër rritjes së çmimeve, që fillimisht nisi përpara Kryeministrisë një pjesë prej tyre bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në shenjë revolte duke u ulur aty dhe duke krijuar një trafik të madh në kryeqytet.Policia e Shtetit në një njoftim për media nuk përmendi të arrestuarit në protestë.

Ndërsa protestuesit kanë bllokuar bulevardin në Tiranë në shenjë protestë kundër rritjes së çmimit të naftës, një i ri ka shprehur revoltën e tij para kamerave.
Ai tha se edhe në ka urgjencë, tashmë duhet të ikë me vrap të lehtë në spital për shkak të çmimit të naftës.

I riu shtoi se kriminelët janë në parlament dhe kryeministri, dhe se shqiptarët tashmë janë në një burg publik të madh.
“Si do të marrin me dhunë këta ne. Unë po ankohem. Kam urgjencë, por me ca të iki, me vrap të lehtë të iki. Nuk ka njerëz në Shqipëri. Rrini urtë që të vjedhim ne. Kryeministri grek miratoi një paketë, për të dhënë shumë minimale. Ne po vuajmë më shumë se ukrainasit. Policia shqiptare po sillet si rusët. Po na përzjenë nga rruga jonë, e kanë ndërtuar prindërit tanë këta. Nuk na përzënë ne policia, sepse kriminelët janë në parlament, kryeministri. Ne zëre se policia na ka shoqëruar nëse vjen e na bën presion. Jemi në burg publik, atje do të hamë bukë falas. Nëse do të na kishte dëgjuar qeveria, do të vinte. I kemi blerë kapelën 300 euro policëve. Biletat thonë do i çojmë 800 lekë urbanet, si do e përballojë shqiptari? Policia të protestojë me ne. Rama, pavarësisht se sa vjedh, e keni parë sa i kanë rrogën ata? Ata kanë të deklaruar miliona lekë, ndërsa ne na thuan të shtrëngojmë dhëmbët. Do të ngrihemi.”-tha ai.

Aktivisti Pano Soko bëri thirrje për protesta çdo ditë kundër rritjes së çmimeve dhe situatës për të cilën ai bën me faj keqqeversijen.
“Kam një thirrje për ata që e shesin votën për një thes miell. Kurt ë votoni herë tjetër mos votoni hajdutët, as ata që ju japin 50 euro. Sepse këta janë këtu se blejnë vota. Nëse ne ngulemi cdo ditë në shesh të shikosh miku nuk vjen më nga Dubai. Kjo është krizë keqqeverisjeje”
Aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, në fjalën që ka mbajtur përpara qytetarëve, kërkon ulje të taksës së karburantit.
Ajo thotë se vendi jonë ka çmimin më të lartë të taksës së karburantit në rajon.
“Nuk mund të tallemi me bukën e tyre, me djersën dhe gjakun e tyre. Kush nga ju ka pritur me orë të tëra në të ftohtë sepse transporti urban kishte protestë dje për rritjen e çmimeve? Do ta ngrejmë zërin deri në fund. Kjo që po ndodh në Shqipëri është padrejtësi. Duam mbështetje, duam kontroll, duam ulje të çmimeve përmes uljes së taksave.”-tha ajo.
Avokati Adriatik Lapaj, ka qenë i pranishëm në protestën kundër çmimeve të naftës dhe produkteve, që po zhvillohet para Kryeministrisë.

Në fjalën e tij ai tha se të gjitha qeveritë në rajon, kanë marrë masa për krizën si pasojë e luftës në Ukrainë, ndërsa në vendin tonë nuk është bërë asnjë lëvizje nga ana e shtetit për të përballuar situatën në të cilën ndodhemi, ku çmimet janë bërë të papërballueshme nga qytetarët.
“Çfarë dreqin bëhet në këtë vend. Qeveritë e përgjegjshme në rajon kanë marrë masa. Si mundet që në Shqipëri çmimet të rriten me 40% kur në vendet e tjera janë rritur me 5%. Vuçiç në Serbi: Nafta do të mbetet 1.5 euro, Në Maqedoni sot është vendosur çmimi 1.5 euro. Në Kosovë në shtetin më të ri të Europës është vendosur se shitësit të kenë një fitim jo më shumë se 4% të vlerës.
Në Greqi qeveria ka lançuar një paketë, që çdo familje të kenë 400 euro për çdo muaj. Shqipëria asnjë masë për krizën e vendit tonë. Do vazhdojmë nuk do ndalemi.”-tha ai.
Teksa protestuesit kanë paralajmëruar protesta të përditshme, pamjet që ofroi mbrëmja e kësaj të mërkure duket se do të jetë vetëm fillimi./ HistoriaIme














