Legjislacioni shqiptar e konsideron bashkëjetesën njësoj si martesën; si një bashkim mes burrit dhe gruas, që garanton ligjërisht të drejtat dhe detyrimet mes një çifti. Por ky përcaktim është kufizues dhe diskriminues për shumë çifte të tjera, të cilët legjislacioni shqiptar nuk i njeh dhe nuk ju garanton asnjë të drejtë.
Përmes kësaj thirrjeje, Historia Ime dëshiron të flasë me anëtarë të komunitetit LGBT+ në Shqipëri, të cilët duan të ndajnë me ne përvojën e tyre me bashkëjetesën dhe opinionin e tyre se si duhen kapërcyer barrierat ligjore për çiftet me partnerë të së njëjtës gjini.
Për të marrë pjesë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të emailit: [email protected] ose përmes rrjeteve tona sociale në FB: historiaimepikeal dhe Instagram: historiaime
Përgjigjet tuaja i presim deri më 20 shkurt 2023, në orën 24:00.