Kushedi kush do shkruajë pas 50 vitesh për paradën e Krenarisë të 2024-trës në Tiranë që mbeti në histori si më e bukura. Por fatkeqsisht nuk do munden të shkruajnë që ishte e para në botë.
Evente e manifestime si Parada e Krenarisë nepër të gjithë botën, nisën nga nevoja e vazhdueshme e komunitetit LGBTQ+ për të drejta të barabarta e ndjeshmëri nga shoqëria masivisht. Parada e pare e krenarisë u mbajt në Qershor 1970 në SHBA. Patjetër që në New York, Brooklyn dhe Chickago të njohura edhe si qytete emblema të lirisë dhe demokracisë.
Të ashtuquajtura ‘’Stonewall Riots’’, këto lëvizje ishin një vazhdimësi demonstratash të dhunshme nga anëtarë të komunitetit LGBTQ+, si kundërpërgjigje e një sulmi policor që shënjestronte ‘’Stonewall Inn’’, një bar I famshëm gej. Këto demonstrate të vazhdueshme u kthyen në katalizatorë të së drejtave LGBTQ+ në Amerikë, për tu ndjekur nga e gjithë bota.
Në fakt, nëntori i 1969-tës ishte viti kur 13 organizatorët votuar rezolutën që një demonstratë do të mbahej të shtunën e fundit të Qershorit në New York. Nisja nga lokali ‘’Stonewall Inn’’ do të shënonte gjenezën e kryengritjes për të drejta të barabarta dhe gjithëpërfshirje.
Aktivistët kryesorë asokohe, e nisën lëvizjen e tyre në 1962 si një organizatë lindore e homofilisë, pra një organizatë që ishte për pëlqyeshmërinë ndaj të ngjashmëve. Në rregjistrimet e asokohe që shfaqen sot, duken aktivistë si Barbara Gittings, Frank Kameny, apo edhe Lili Vincenz dhe Paul Kuntzler që morën pjesë në demonstrate për të drejta të barabarta.