Kosovë/ Protesta të dhunshme të opozitës, 30 ditë paraburgim për deputeten/ VIDEO LIVE
Mëngjesin e sotëm policia arrestoi deputeten e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, dhe bastisi shtëpinë e ish-liderit të Vetvëendosjes Albin Kurti i cili u shpall në kërkim nga policia e Kosovës.
Pas vendimit për 30 ditë paraburgim për deputeten kosovare situata në Prishtinë ka pëshkallëzuar në protesta të dhunshme ku janë djegur disa makina dhe janë qëlluar me gurë e bojë godinat qeveritare.
- 3 makina janë djegur pranë Bibiliotekës Kombëtare Prishtinë, mes tyre një makinë zyrtare
- Katër policë janë plagosur gjatë përleshjeve me protestuesit
- Policia përdor gaz lotsjellës kundër protestuesve
Të pranishëm në këtë protestë janë edhe krerët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshi këtu kryetarin Visar Ymeri, si dhe ish-kryetarin Albin Kurti, për të cilin gjykata ka lëshuar fletarresti, por që mesa duket vendimi nuk është ekzekutuar ende.
13 PROTESTUES TË ARRESTUAR, GJENDET KOKTEJ MOLOTOV NË SHESH
Policia e Kosovës njofton se deri tani janë arrestuar 13 protestues të dhunshëm. Më herët në një çantë të dyshimtë të vendosur pranë Rektoratit u gjend një sasi lënde shpërthyese e tipit koktej Molotov. Gjatë përleshjeve të policisë me protestuesit janë lënduar katër efektivë policie dhe është përdorur gaz lotsjellës.
Gazeta “Ekspress” po përçjell live protestat në Kosovë
/l.k./