Karta e Shëndetit zbuloi “sëmundjen” e shërbimeve publike në Shqipëri
Pak kohë më parë Ministria e Shëndetësisë publikoi urdhërin se pas 31 dhjetorit libreza shëndetësore do të konsiderohej e pavlefshme dhe të gjithë qytetarët duhet të pajiseshin me kartën e shëndetit.
Raportimet në media mbi rradhët e gjata të qytetarëve që prisnin me ditë të tëra përpara sporteleve mesa duket e detyruan Ministrinë e Shëndetësisë të tërhiqte këtë ultimatum të pamenduar.
Urdhëri u anulua sot, duke u zëvendësuar me një tjetër që thekson shtyrjen deri më 30 prill të afatit për paisjen me kartën e shëndetit.
Përpjekja për të dixhitalizuar shërbimin shëndetësor me anë të kartës së shëndetit nuk bëri gjë tjetër veçse zbuloi gjendjen e shërbimeve publike në Shqipëri, si në aspektin e infrastrukturës ashtu edhe në atë të shpejtësisë së shërbimit.
Veç numrit të vogël të sporteleve që iu kishin vënë qytetarëve në dispozicion, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë duket se kanë harruar se për të plotësuar dokumentat e detyrueshme për nxjerrjen e kartës së shëndetit, qytetarëve u duhet të enden nëpër të tjera zyra shtetërore e të përballen sërish me rradhë, shpërfillje e vonesa.
Ndërkohë shteti deklaron me mburrje se ka instaluar një sistem të plotë shërbimesh të dixhitalizuara…
/l.k./
SITUATA NE SPORTELET PER MARRJEN E KARTES SE SHENDETIT NE DISA QYTETE
FIER
ELBASAN
SHKODER
TIRANE
LUSHNJE